Ekonomia

BERZH, mbështetje dhe këshillim SME-ve në Shqipëri

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në bashkëpunim edhe me programin e Bashkimit Evropian dhe kompaninë Albania Consulting Network, po ofrojnë asistencë teknike, trajnime dhe dije për bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri, për dhënien e praktikave dhe modeleve më të mira evripiane në zhvillimin e biznesit.

Në një njoftim, BERZH bën të ditur se, në workshopin 3-ditor me temë “Të rrisni biznesin tuaj në Shqipëri, përmes konsulencës”, që do të zhvillohet nga data 4-6 prill në Tiranë, do të diskutohen eksperiencat dhe rrugët që duhet të ndiqen, që prej fillimit të një biznesi, e deri tek dhënia e këshillave për praktikat më të mira në zhvillimin e tij në kushtet e konkurrencës dhe ekonomisë globale.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa vlerëson se “këto instrumenta janë një tjetër mekanizëm ndihme për SME-të në vendin tonë, që zënë një peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit”. Seria e “Rrisni Biznesin tuaj të Konsulencës” është një paketë me kurse trajnuese që ndan aftësi, burime dhe teknika thelbësore për këshillim efektiv dhe me impakt, si dhe për drejtimin e një biznesi të suksesshëm.

Kurset ofrojnë njohurinë e domosdoshme për të kaluar që nga fillimi i një karriere këshilluese, deri tek drejtimi i biznesit fitimprurës, dhe që ndihmon e ofron këshilla të cilësisë shumë të lartë nga stafi i BERZH-it për të cilën bizneset e vogla dhe të mesme janë të interesuara. Programi i BE-së dhe BERZH-it për mbështetjen dhe këshillimin e SME-ve në Shqipëri, është lancuar në tetor të vitit të kaluar dhe vjen në kuadrin e asistencës afatgjatë të BE-së në promovimin e zhvillimit ekonomik real në Shqipëri.

Fondi i vënë në dispozicion të këtij programi kap vlerën 2.6 milionë euro, dhe do të synojë të adaptojë në Shqipëri praktikat më të mira, për një ekonomi të fortë dhe një biznes të aftë për të konkurruar me ato të vendeve evropiane. Fuqizimi i SME-ve nëpërmjet mbështetjes në inovacion dhe sipërmarrje është një investim për Shqipërinë, si një anëtare e ardhshme konkurruese në BE, e aftë të përfitojë nga zgjerimi i tregut të brendshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button