☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▼0.48%
DOW 52,234 ▼0.46%
NASDAQ 26,135 ▼1.56%
NAFTA 100.29 ▼2.42%
ARI 4,036 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,114 ▼ -0.6% ETH $2,321 ▼ -0.37% XRP $1.2897 ▼ -2.16% SOL $100.4900 ▼ -0.75%
S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 % S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

BERZH tjetër hua për turizmin do të akordojë 30 mln euro shtesë për projektet në 4 bashki

Shtesa do të akordohet për vazhdimin e financimit të projektit për zhvillimin e infrastrukturës dhe turizmit të këtyre zonave që nisi financimin nga projekti i BERZH në vitin 2017 me vlerë 63,8 mln euro që ka si qëllim primar përmirësimin e infrastrukturës urbane, nxitjen e turizmit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të mbështetur turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale në zonat e përzgjedhura në jug të Shqipërisë.

“Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim do të akordojë shtesën e financimit prej 30,000,000 eurosh Republikës së Shqipërisë, me qëllim financimin e projekteve të përshkruara në këtë marrëveshje dhe duke vendosur si datë përfundimi datën 31 korrik 2025. Entiteti zbatues i projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit”, thuhet në relacion.

Projekti për zhvillimin e integruar urban dhe turizmin (PIUTD) është pjesë e strategjive afatgjata të qeverisë shqiptare për të gjallëruar ekonomitë vendore dhe jetën komunitare përmes një vëmendjeje të shtuar ndaj zhvillimit urban dhe turizmit. Objektivat e projektit lidhen me përmirësimin e infrastrukturës urbane, rritjen e vlerës së aseteve turistike, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për mbështetjen e zhvillimeve ekonomiko-sociale që lidhen me sektorin e turizmit.

Projekti klasifikohet i kategorisë B, sipas standardeve të kategorizimit që aplikon Banka Botërore, çka nënkupton se ndërhyrjet e ndërmarra në kuadër të tij nuk duhet të kenë ndikime të pakthyeshme sociale apo mjedisore.

Gjithashtu në relacion theksohet se ky projektligj, referuar rëndësisë së tij, konsiderohet pjesë e dokumentit “Agjenda 2030 për zhvillimin e qëndrueshëm dhe 17 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm (SDG), të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në vitin 2015”, (burimi INSTAT), ku si objektiva ka nxitjen e rritjes ekonomike të vazhdueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, punësim të plotë dhe produktiv dhe punë të denjë për të gjithë, si dhe ndërtimin e infrastrukturave rezistuese, nxitjen e industrializimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe nxitjen e novacionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.