☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 86.43 ▼8.8%
ARI 5,195 ▲1.79%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
roze

Beyonce feston 33-vjetorin në plazhet e Francës (Foto )

francebeyonce2Beyonce kishte vendosur që të festonte ditëlindjen me dy njerëzit e saj më të rëndësishëm në jetë, bashkëshortin Jay Z dhe vajzën Blue Ivy. Këngëtarja e hitit “Crazy in Love” festoi 33-vjetorin në plazhet e jugut të Francës së bashku me mamanë, Tina Knowles dhe mamanë e Jay Z.

Beyonce-Jay Z dukeshin të lumtur dhe të buzëqeshur pas gjithë furtunës mediatike për një ndarje të mundshme mes tyre. Blue Ivy, 2 vjeç, dukej e mrekullueshme me një bikini ngjyrë blu.

Diva e muzikës përpiqej që të fotografonte çdo moment. Ndër miliona urime nga e gjithë bota mes tyre edhe i Zonjës së Parë të SHBA-së, Michelle Obama.

“Gëzuar ditëlindjen Beyonce! Ti je një model i jashtëzakonshëm, një nënë fenomenale dhe një mikeshë e mrekullueshme. Shpresoj të kalosh një ditë të paharrueshme”, shkruan Michelle Obama në “Twitter”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.