Biden: Uashingtoni do të “kundërpërgjigjet” nëse konfirmohen testet e raketave balistike iraniane
SHBA-të “do të ndërveprojnë” nëse konfirmohet se Irani ka kryer sërish teste të raketave balistike, deklaroi sot zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden në Jerusalem.
“Në lidhje me veprimtaritë konvencionale përtej marrëveshjes bërthamore, ne do të reagojmë dhe do të jemi gjithmonë në kundërpërgjigje sa herë që vërtetohen raste të jashtëligjshme”, u shpreh Biden për median në prani të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Irani njoftoi se ka kryer një ditë më parë dhe sot një seri testesh të mëtejshme të raketave balistike, programe të shoqëruara me shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar.
Ky njoftim vjen disa javë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes ndërkombëtare mbi aktivitetin bërthamor të Republikës islamike dhe heqjen e pjesës më të madhe të sanksioneve ndërkombëtare si masë shoqëruese e këtyre politikave.