Komisioni i Jashtëm ratifikon dy marrëveshje
Komisioni për Politikën e Jashtme ratifikoi të mërkurën dy marrëveshje, në fushën e bashkëpunimit ushtarak me Turqinë dhe në fushën e mjedisit me Gjermaninë. Në prezantimin e marrëveshjes me palën turke, zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, tha se ajo parashikon dhurimin në shumën e 2.5 milione lirave turke, që do t’i shërbejë modernizimit të ushtrise shqiptare.
Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë së Integrimit, në Ministrinë e Mjedisit, Ardiana Sokoli, tha se marrëveshja e bashkëpunimit me palën gjermane për projektin “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës në Prespë”, synon investimin e mëtejshëm në Parkun Kombëtar të Prespës, me qëllim përfitimin e popullsisë lokale, ruajtjen e diversitetit, si dhe mbështetjen kryesore për zhvillimin e rezervës biosferë.