🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 97.58 ▼1.14%
ARI 4,991 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,288 ▲ +2.06% ETH $2,260 ▲ +6.59% XRP $1.4690 ▲ +3.8% SOL $93.4700 ▲ +5.6%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 97.58 ▼1.14 % ARI 4,991 ▼1.4 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 97.58 ▼1.14 % ARI 4,991 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Bien për 3.6 milionë euro investimet e huaja

Bqk-690x388Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se Bilanci i investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë në tremujorin e dytë të vitit 2014 ka shënuar vlerë negative prej 3.6 milionë euro.

“Bilanci negativ i IHD-ve rezultoi më shumë si rezultat i tërheqjes së kapitalit në formë të superdividentës dhe kosovarizimit të ndërmarrjeve me pronësi të huaj, e jo për shkak të pakësimit të investimeve që kanë hyrë për një tremujor. Bilanci në investimet në letra me vlerë, pa përfshirë letrat me vlerë që bëjnë pjesë në kuadër të aseteve rezervë, gjatë këtij tremujori ka rënë në vlerën 3.1 milionë euro në tremujorin e dytë (81.7 ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Në anën tjetër, pozicioni i rezervave ndërkombëtare në tremujorin e parë 2014 është zvogëluar për 21.7 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, statistikat për sektorin financiar dhe sektorin e jashtëm për tremujorin e dytë të vitit 2014.

Sipas këtij raportin Kosova vazhdon të regjistrojë bilanc pozitiv të pozicionit të investimeve ndërkombëtare (PIN) i cili në fund të tremujorit të dytë të vitit 2014 ishte 327.8 milionë euro (394.5 milionë ishte në fund të tremujorit të parë).

Asetet e jashtme kanë shënuar rënie për 46.6 milionë nga tremujori paraprak. Vlera e aseteve të jashtme më 30 qershor 2014 ishte 4.12 miliardë euro. Kontribuuesi kryesor i rënies së aseteve të jashtme ka qenë kategoria investimet tjera e cila ishte më e ulët për 50.1 milionë euro. “Detyrimet e jashtme kanë shënuar një ngritje prej 20.1 milionë euro dhe në fund të tremujorit të dytë të vitit 2014 dhe arritën vlerën 3.79 miliardë. Rritjes së detyrimeve të huaja më së shumti i ka kontribuar niveli i kredive tregtare”, thuhet në raport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.