☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.13 ▼0.62%
ARI 4,018 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,750 ▼ -0.36% ETH $2,309 ▼ -0.32% XRP $1.2982 ▲ +0.93% SOL $99.8600 ▼ -1.14%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Bilanci i energjisë, 6M1: Rritet prodhimi me 59.4 %, 6-fishohen eksportet

energjiInstituti i Statistikave, gjatë raportit të fundit të gjatëmujorit të parë të 2015 për energjinë elektrike bëri të ditur se prodhimi neto i energjisë është rritur rreth 59.4 %, krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje, sipas INSTAT, ka ka ndikuar në rënien e importeve me 54 përqind dhe rritjen e eksporteve me mbi 6 herë (621 përqind), krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Gjatë këtij gjashtëmujori, vendi rezulton të jetë eksportues neto i energjisë elektrike nga importues neto që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014.

Humbjet në rrjet

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, humbjet në rrjet kanë pësuar një rënie më 25 %. Humbjet në shpërndarje në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 kanë rënë 27,1 përqind krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Humbjet në transmetim u rritën me 12,1 përqind dhe përbëjnë 8,0 përqind të humbjeve gjithsej në rrjet.

Prodhimi i energjisë

75 % e prodhimit për këtë periudhë mësohet se është realizuar nga hidrocentralet publike dhe 25,0 përqind nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë. Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në gjashtëmujorin e parë të 2015, rezultoi me rënie prej 54,4 % krahasuar më një vit më parë.

Konsumi i energjisë

Në këtë gjashtëmujor, konsumi i energjisë elektrike nga familjarët u rrit me 2,3 përqind dhe për jo familjarët u rrit me 4,8 përqind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2014.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.