🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,980 ▲ +1.13% ETH $2,546 ▲ +1.57% XRP $1.4226 ▲ +1.25% SOL $112.2600 ▲ +2.01%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

Rikonstruktohet konvikti “Pavarësia” në Vlorë, Koçiu: Studentët do të kenë kushte me standarde europiane

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu zhvilloi këtë të hënë (25 maj) një inspektim në ambientet e rikonstruktuara të konviktit pranë Shkolla Profesionale “Pavarësia”, ku nga afër pa investimet e realizuara për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mësimit për studentët.

Sipas Koçiut, ndërhyrja ka transformuar plotësisht godinën, duke krijuar ambiente moderne dhe funksionale me standarde europiane për të rinjtë që ndjekin arsimin profesional në qytetin e Vlorës.

Përveç konviktit, rikonstruksion i plotë i është nënshtruar edhe vetë shkollës profesionale, duke përmirësuar laboratorët, klasat dhe ambientet e përbashkëta për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

“Paralelisht me mbarimin e konviktit është në rikonstruksion edhe shkolla “Pavarësia” dhe gjithë territori përreth do sistemohet për të krijuar një korpus të shkollës profesionale, konviktit dhe praktikës. Ne po punojmë për arsimin profesional dhe investimi këtu nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është pjesë e paketës e kryer në 8 qytete të Shqipërisë për ti dhënë vëmendjen e duhur arsimit profesional si një nga ato komponent që besojnë fort se u shërben të rinjve, por dhe orientimit të tyre drejt tregu të punës dhe ofertave që tregu i punës ka. Nëpërmjet tregut të punës nuk i japim vetëm një diplomë të rinjve, por u japim mundësi zhvillimit ekonomik të vendit dhe mundësi konkrete për punësim”, tha Koçiu.

Për sezonin shkollor 2025-2026, shkolla profesionale “Pavarësia” dhe shkolla tregtare në Vlorë numërojnë së bashku rreth 800 studentë të regjistruar, çka sipas autoriteteve tregon rritjen e interesit të të rinjve për arsimin profesional.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.