☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,837 ▲0.19%
DOW 48,100 ▼0.18%
NASDAQ 22,977 ▲0.68%
NAFTA 97.53 ▼0.35%
ARI 4,817 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,031 ▲ +3.1% ETH $2,247 ▲ +3.59% XRP $1.3561 ▲ +2.3% SOL $85.0400 ▲ +3.97%
S&P 500 6,837 ▲0.19 % DOW 48,100 ▼0.18 % NASDAQ 22,977 ▲0.68 % NAFTA 97.53 ▼0.35 % ARI 4,817 ▼0.02 % S&P 500 6,837 ▲0.19 % DOW 48,100 ▼0.18 % NASDAQ 22,977 ▲0.68 % NAFTA 97.53 ▼0.35 % ARI 4,817 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Bisedat e përgjuara tronditin Bullgarinë, bllokohet krijimi i qeverisë

Një audio incizim i fshehtë i takimit të zyrtarëve të partisë “Vazhdojmë me ndryshimet” të ish kryeministrit bullgar Kirill Petkov, i cili u publikua në opinion, ka ndërlikuar procesin e formimit të qeverisë së koalicionit. Në incizim mund të dëgjohet se si do të jepen dorëheqjet, si do të shpërndahen funksionet si dhe personat që përmendeshin kurse personat që janë përmendur për shefa të ardhshëm të shërbimeve, gjoja janë marrë vesh me disa ambasada. Pas publikimit të incizimeve, Petkov akuzoi se nëntoka dhe ndikimi rus kanë minuar formimin e qeverisë politike dhe menjëherë pas kësaj, GERB-i i Bojko Borisovit vendosi t’i ngrijë negociatat me Petkovin për koalicion të mundshëm. Kryeministri aktual teknik Galab Donev bëri thirrje për seriozitet, pasi po afrohen ditët e fundit për miratimin e buxhetit të shtetit.

“Shkrirja” e negociatave për përbërjen e një Qeverie të rregullt është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarët bullgarë. Është e nevojshme të dalim nga kjo epokë e akullnajave, sepse po kalojmë vazhdimisht nga skandali në skandal dhe zgjidhjet për qytetarët bullgarë mbeten në një nivel për të cilin janë përgjegjës vetëm politikanët”, tha Galab Donev – kryeministër teknik.

Javën e kaluar partitë e Petkovit dhe Borisovit ranë dakord për formimin e një qeverie me kryeministra me rotacion, pra në nëntë muajt e parë propozimi i “Vazhdojmë me ndryshimin” do të jetë kryeministër Nikolaj Muncev dhe në nëntë muajt e ardhshëm, kryeministri do të propozohet nga GERB, eurodeputetja Maria Gabriel.

“Shpresoj që GERB të mos i ndalë negociatat. Besojmë se do të triumfojë arsyeja dhe do të realizojmë mandatin e dytë”, deklaroi Nikolaj Minçev – “Vazhdojmë me ndryshimin”. Nëse edhe kjo përpjekje për të bërë koalicion dështon, po bëhen më të forta njoftimet se bullgarët do të votojnë në zgjedhjet parlamentare për të gjashtën herë në vjeshtë, pas dy vitesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.