☁️
Tiranë 14°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,698 ▼0.59%
DOW 52,157 ▼0.61%
NASDAQ 26,121 ▼1.61%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,020 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,838 ▲ +0.05% ETH $2,339 ▼ -0.26% XRP $1.2925 ▼ -2.05% SOL $101.0100 ▼ -0.51%
S&P 500 7,698 ▼0.59 % DOW 52,157 ▼0.61 % NASDAQ 26,121 ▼1.61 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,020 ▼0.78 % S&P 500 7,698 ▼0.59 % DOW 52,157 ▼0.61 % NASDAQ 26,121 ▼1.61 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,020 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Bizneset shqiptare në Itali, dominojnë ndërtuesit; Në 2017-n u mbyllën 1300 kompani

E megjithatë sipërmarrjet shqiptare kanë njohur tkurrje gjatë 2017-s, duke operuar 1308 njësi biznesi më pak.

Sipas të dhënave të publikuara, sektori që ka numrin më të lartë të bizneseve të themeluara nga shqiptarët sigurisht që është ndërtimit. 19,511 biznese, nga 30,021 në total, operojnë në fushën e ndërtimeve të specializuara, ndërsa 2,979 operojnë në fushën e ndërtimeve të godinave. Bizneset në sektorin e ndërtimeve zënë thuajse 72 për qind të totalit të gjithë aktiviteteve të shqiptarëve në Itali.

Në sektorin e tregtisë me pakicë dhe shumicë, si dhe në sektorin e shërbimeve operojnë përkatësisht rreth 16 për qind e sipërmarrjeve të themeluara nga shqiptarët.

Pesha e sipërmarrjeve është më e ulët në sektorët prodhues, agro-përpunues dhe transport, ku sipërmarrjet shqiptare përllogariten të jenë rreth 2000.

Për sa i përket qyteteve italiane ku sipërmarrësit shqiptarë kanë marrë më së shumti iniciativë të ngrenë bizneset e tyre janë: Firence me 1,702 biznese, Milano me 1,608 biznese, Genova me 1,356 biznese, Torino me 1031 biznese, Savona me 998,  Roma me 917 biznese, Perugia me 702.  Qytetet në jug të Italisë kanë një numër më të vogël të bizneseve me themelues shqiptarë.

Në totalin e sipërmarrjeve të themeluara nga të huajt, sipërmarrjet shqiptare kanë një peshë vetëm 4 për qind dhe renditën të katërt, pas sipërmarrjeve të themeluar nga kinezët, marokenët dhe rumunët.

Sipërmarrjet e themeluara nga emigrantët në Itali

Edhe pse përfaqësojnë rreth 8.3 për qind të popullsisë, emigrantët kanë themeluar rreth 9.6 për qind të sipërmarrjeve aktive në shtetin Italian. Sipas të dhënave të përpunuara nga Dhomat e Bashkimit Tregtar dhe Movimprese, në fund të vitit 2017, ishin rreth 587 mijë sipërmarrje aktive të themeluara nga emigrantët në Itali, me një rritje me 19 mijë ndërmarrje krahasuar menjë vit më parë.  Një vit më parë sipërmarrjet e themeluara nga të huajt ishin 575 mijë, me një ritëm rritje më të ulët se në 2017-n.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.