🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.90 ▼0.25%
ARI 4,101 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,401 ▲ +4.44% ETH $2,415 ▲ +6.57% XRP $1.2999 ▲ +3.55% SOL $95.4200 ▲ +3.83%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.90 ▼0.25 % ARI 4,101 ▲0.68 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.90 ▼0.25 % ARI 4,101 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

BM – Katër të plagosur në një sulm në qendër të Londrës

– Policia e Londrës njoftoi sot se një grua është arrestuar, pasi katër persona u plagosën me thikë në zonën Covent Garden, një nga zonat qendrore të kryeqytetit britanik, e frekuentuar nga turistët, sipas AP.

Policia Metropolitane tha se hetimet e para tregojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me një problem të shëndetit mendor.

Në vendngjarje u gjetën edhe gërshërë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit.

Katër burra, të moshave 34, 39, 42 dhe 52 vjeç, u gjetën me plagë të shkaktuara nga goditjet me mjetin e mprehtë.

Një grua 47-vjeçare u arrestua nën dyshimin për mbajtje të një arme të ftohtë dhe sulm.

Të plagosurit u dërguan në një qendër traumatologjie pas incidentit sot pasdite në rrugën Endell Street.

Dy prej tyre u larguan nga spitali, ndërsa dy të tjerë mbetën nën kujdes mjekësor.

Policia tha se plagët e tyre nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.

“Edhe pse hetimi është ende në fazat e para, duam të sigurojmë komunitetin se aktualisht besojmë se bëhet fjalë për një incident të izoluar, të lidhur me shëndetin mendor”, tha shefi i policisë, Jason Stewart.

Një menaxher i një restoranti pranë vendit të ngjarjes tha se viktimat duket se janë goditur rastësisht. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.