☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.28 ▲1.65%
ARI 4,590 ▲1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,888 ▲ +1.65% ETH $2,071 ▲ +3.41% XRP $1.3508 ▲ +1.03% SOL $84.1900 ▲ +2.12%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.28 ▲1.65 % ARI 4,590 ▲1.45 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.28 ▲1.65 % ARI 4,590 ▲1.45 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Bozdo: Amendimi i ligjit të Parqeve Teknologjike pa konsultim publik

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, njëherësh nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë reagoi sot pas projektligjit të paraqitur nga mazhoranca për    amendimin e ligjit të Parqeve Teknologjike.

Në një deklaratë për medie, Bozdo u shpreh se ky projektligj është sjellë në Kuvend si iniciativë e një deputeti të mazhorancës dhe po ndjek tashmë skemën e njohur të kalimit me shumë shpejtësi, pa transparencë, pa u konsultuar me publikun dhe pa relacionet përkatëse.

Sipas Bozdos, me amendimet e paraqitura, parashikohet faza virtuale e funksionimit të Parkut duke u sanksionuar këtë koncept në ligj.

“Kjo do të thotë se deri tani, koncepti i ‘virtualitetit’ ka qenë i paligjshëm dhe për këtë arsye lehtësitë fiskale të marra nga kompanitë janë të paligjshme. Por këtu ngrihet një çështje tjetër me mjaft rëndësi: dhënia e lehtësive fiskale për regjistrim virtual është një praktikë që Bashkimi Evropian e ndalon, madje e lufton nëpërmjet standardit BEPS, të OECD (Base Erosion and Profit Shifting)”, u shpreh Bozdo.

Ky standard, sipas tij, “është i detyrueshëm për zbatim edhe për Shqipërinë”. “Ky standard lufton pikërisht atë që qeveria po përpiqet të miratojë: dhënien e lehtësive fiskale kompanive që operojnë virtualisht. Sepse çdo lehtësi, duhet të jepet për një aktivitet konkret, për punësim real, për një produkt real të zhvilluar dhe për shpenzime të verifikueshme. Pra praktikisht, ky projektligj shkon kundër standardit të detyruar të BE”, shtoi Bozdo.

Po ashtu sipas tij, “projektligji hap derën plotësisht për marrëveshje të brendshme të shitblerjes së aksioneve, jo transparente, mes përdoruesve apo zhvilluesit të parkut nga njëra anë dhe enteve publike nga ana tjetër, si dhe krijim të kompanive të përbashkëta, gjë që mund të sjellë lehtësisht situata të dëmtimit të interesave publike në favor të interesave private”.

Bozdo theksoi se projektligji parashikon që brenda kufijve të parkut të mundësohet edhe ngritja e “Datacenter”, pra e Qendrave të të Dhënave.

PD, sipas tij, “e inkurajon fort këtë tipologji biznesi që e ka pasur pjesë të programit të saj ekomomik dhe është në favor të lehtësive sa më të mundshme për të tërhequr këtë lloj investimi.

“Por nga ana tjetër, për rëndësinë që ka, ky aktivitet në BE është i rregulluar dhe monitoruar me shumë kujdes. Bashkimi Evropian tre akte të rëndësishme ligjore që trajtojnë aspekte të ndryshme të këtij aktiviteti. Mungesa e legjislacionit shqiptar mbi datacenter e bën të pamundur verifikimin e pajtueshmërisë me Rregulloren 2023/2854 dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (General Data Protection Regulation) GDPR, element kritik për çdo kompani europiane që do të vendosë të dhëna në datacenter të ‘Duranës’. Prandaj ky aktivitet nuk mund të përfshihet në Park, sepse më parë duhet të rregullohet me një legjislacion të veçantë, duke i dhënë përgjigje të gjitha shqetësimeve”, u shpreh Bozdo.

Bozdo tërhoqi vëmendjen për miratimin e ligjeve të tilla, shumë të rëndësishme dhe me shumë ndikim, me shpejtësi marramendëse dhe pa konsultime me publikun, duke mos respektuar as detyrimet minimale ndaj Bashkimit Evropian në terma të përafrimit të legjislacionit.

Kjo sipas tij, “vetëm sa vërteton se procesi i integrimit mbetet pa asnjë vlerë dhe pa asnjë kuptim nga veprimet e kësaj mazhorance”.

“Roli i Parlamentit është reduktuar thelbësisht sepse ai nuk kryen më asnjë funksion të rëndësishëm. Qeveria kërkon vetëm miratimin e ligjeve në letër, sa për sy e faqe, për të mashtruar opinionin publik vendas dhe të huaj se Shqipëria është e ‘gatshme’ të hyjë në BE. Për fat shumë të keq, faktet e përditshme tregojnë të kundërtën. Me anë të kësaj sjelljeje, perspektiva e Shqipërisë në BE po bëhet gjithnjë e më shumë e largët”, tha Bozdo.

/m.m/a.f/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.