Ekonomia

BQE, shkurtim surprizë normës së interesit; plan për nxitjen e ekonomisë

Banka Qendrore Europiane ka shkurtuar normën bazë të interesit në zero për qind, nga 0.05% që ishte, në kuadër të një pakete masash që synojnë nxisin ekonominë e Eurozonës.

BQE pritet gjithashtu që të zgjerojë programin e saj lehtësues duke futur në treg jo më 60 por 80 miliardë euro në muaj. Skema tashmë do të përfshijë blerjen e bondeve të korporatave, si dhe borxhet e qeverive.

Banka ka vendosur gjithashtu të reduktojë edhe më tej kuotën e depozitës së saj. Aktualisht kuota llogaritet në minus 0.4 për qind, një rënie nga minus 0.3 për qind, që do të thotë se bankat mund të paguajnë më shumë për të depozituar fondet në BQE.

Paketa e masave që parashikonte vendimin për uljen e normës së interesit ka qenë më radikale nga sa prisnin investitorët, raporton BBC.

Tregjet financiare kanë reaguar tashmë pozitivisht ndaj këtij vendimi, me bursën e Frankfurtit që u rrit me 2.3 për qind dhe atë të Parisit me 3 për qind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button