☁️
Tiranë 9°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,883 ▲ +1.65% SOL $83.4200 ▲ +1.41%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bregdeti, një kantier i madh – KKT, leje për disa komplekse turistike dhe një port

Bregdeti duket se do të mbetet edhe për një kohë të mirë një kantier i madh ndërtimi. Kjo përshtypje të krijohet po të kemi parasysh që në axhendën e Këshillit Kombëtar të Territorit në mbledhjen e kësaj të mërkure mbizotërojnë një seri lejesh zhvillimore dhe ndërtimi për komplekse turistike, impiant pastrimi, apo dhe një port.  Por cilat janë në fakt disa nga këto komplekse dhe lejet e tyre respektive.

Së pari bëhet fjalë për një lejen e ndërtimit të kompleksit turistik Ionian Olea  në Dhërmi, më pas kemi një leje ndërtimi për kompleksin turistik “Gone-Perivol” , kjo në Himarë me subjekt zhvillues Concord Investment sh.p.k, leja e tretë e ndërtimit lidhet me një kompleks agro-turistik  të pagëzuar si “Green Village” në Ishëm të Durrësit me zhvillues subjektin “Green Step” sh.p.k.

Nga ana tjetër shoqëria Green Coast ka kërkuar rishikim të kushteve të lejes ekzistuese për resortin turistik Green Coast që po ndërtohet në Palasë.

Mane TCI ka kërkuar një leje zhvillimi për një Lungomare në Gjirin e Lalzit. E fundit nga komplekset lidhet me ndryshimin e projektit për resortin turistik New Born i cili po ndërtohet nga kompania StarTek në Gjirin e Lalzit.

Një tjetër lejë e rëndësishme e Këshillit Kombëtar të Territorit është ai për ndërtimin e një porti tjetër në Porto Romano nga kompania Port MBM ku aksionerë janë tre kompani Mampaey Offshore Industries, Salillari dhe Adriatic Petroleum Platform.

Ky koncesion është miratuar me një vendim të veçantë në vitin 2015 nga qeveria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.