🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,823 ▲ +0.82% ETH $2,006 ▲ +0.77% XRP $1.3362 ▲ +0.45% SOL $82.8000 ▲ +0.13%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bregu: Ulje e tarifave të roaming-ut BE-Ballkani Perëndimor në 2023

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, Olivér Várhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin dhe Thierry Breton, Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së zhvilluan sot një takim me operatorët celularë në Bashkimin Evropian (BE) dhe Ballkanin Perëndimor (BP), për të diskutuar mbi uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe rajonin tonë.

Lajmi bëhet i ditur nga Bregu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e cila thekson po vijohet me episodin e dytë të procesit të roaming-ut pas suksesit në zbatimin e “Fol si n’shpi” të uljes së tarifave celulare.

Sipas saj, qëllimi është vazhdimi i procesit dhe ndërmarrja e hapave konkret për të nisur uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2023.

Ndërsa brenda vitit 2027, shton ajo, synohet që të mos ketë asnjë tarifë shtesë  në roaming.

“Aspak e lehtë, por shpresoj që qytetarët dhe bizneset të kenë mundësi të flasin me tarifa të reduktuara në Europë, duke filluar nga vera e ardhshme. Ndërsa brenda vitit 2027 të mos kemi asnjë tarifë shtesë në roaming “, deklaron Bregu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.