Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 02 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,292 ▲ +0.8% ETH $1,867 ▲ +0.33% XRP $1.0819 ▲ +2.23% SOL $73.2800 ▲ +2.08%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
02 Aug 2026
Breaking
Kronika

Brenda kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë, ja si duket rezidenca luksoze që SPAK do t’ia sekuestroj

Janë publikuar foto nga brenda dhe jashtë Château d’Auteuil, kështjellës në Francë që SPAK e ka identifikuar si një nga pasuritë e biznesmenit Ermal Beqiri dhe për të cilën ka kërkuar sekuestron në kuadër të hetimeve ndaj tij në çështjen AKSHI.

Në fotogaleri shfaqen ambientet e rezidencës prej 1200 metrash katrorë, e vendosur në komunën Berneuil-en-Bray, në Oise, rreth një orë larg Parisit. Pamjet tregojnë suitat luksoze, dhomat e gjumit me shtretër dopio, banjat spacioze me vaskë, sallat e pritjes me qilim, oxhak zjarri e shandanë, korridoret, mobilimin e stilit klasik, si edhe parkun dhe sipërfaqet e gjera të gjelbëruara që rrethojnë pronën luksoze.

Sipas të dhënave të siguruara nga Shqiptarja.com, Château d’Auteuil daton që nga shekulli XVI dhe fasadat e çatitë e saj gëzojnë statusin e monumentit historik të mbrojtur nga shteti francez. Mediat franceze që kanë raportuar rastin thonë se prona është shitur më 30 dhjetor 2024 për 2.612.200 euro, vlerë që përputhet me atë të përmendur nga SPAK në kërkesën për sekuestrim.

Kështjella, me një vlerë rreth 2.6 milionë euro, është një nga asetet që autoritetet shqiptare kanë identifikuar në Francë gjatë hetimeve ndaj Beqirit. Sipas SPAK, në territorin francez janë zbuluar gjithashtu dy apartamente, llogari bankare me mbi 2 milionë euro dhe mjete motorike, për të cilat është kërkuar sekuestrimi në bashkëpunim me autoritetet franceze.

Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solutions”, ndodhet në kërkim nga drejtësia shqiptare në kuadër të dosjes së AKSHI-t. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes tyre shkelje të barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe korrupsion aktiv. Në Shqipëri, SPAK i ka sekuestruar më herët 10 pasuri, mes tyre truall në “Green Coast”, një vilë në “Rolling Hills”, një jaht, automjete, biznese dhe llogari bankare.

Beqiri u arrestua nga autoritetet franceze pasi hyri me një avion të tipit kaçiator në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly. Gjykata franceze ka vendosur ta mbajë në paraburgim në pritje të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë, ndërsa SPAK ka nisur procedurat për sekuestrimin edhe të pasurive të identifikuara në Francë. /shqiptarja.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.