🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,525 ▼0.77%
DOW 46,133 ▼0.93%
NASDAQ 21,603 ▼1.09%
NAFTA 111.21 ▲11.08%
ARI 4,671 ▼2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,353 ▼ -2.89% ETH $2,038 ▼ -4.03% XRP $1.2848 ▼ -5.08% SOL $78.0500 ▼ -6.05%
S&P 500 6,525 ▼0.77 % DOW 46,133 ▼0.93 % NASDAQ 21,603 ▼1.09 % NAFTA 111.21 ▲11.08 % ARI 4,671 ▼2.94 % S&P 500 6,525 ▼0.77 % DOW 46,133 ▼0.93 % NASDAQ 21,603 ▼1.09 % NAFTA 111.21 ▲11.08 % ARI 4,671 ▼2.94 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Briataniko-amerikani Angus Deaton fiton çmimin “Nobel” në ekonomi

nobelProfesori i Universitetit Princeton, Angus Deaton është fitues i çmimit “Nobel” në ekonomi. Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë ia dha Deaton-it këtë çmim për “analizën e tij të konsumit, varfërisë dhe mirëqenies.”

“Më shumë se kushdo tjetër, Angus Deaton ka rritur të kuptuarit e zgjedhjeve individuale të konsumit”, gjë të është vendimtare për të hartuar politika ekonomike që nxitin mirëqenien dhe ulin varfërinë, sipas deklaratës zyrtare.

Duke i lidhur zgjedhjet e detajuara individuale me rezultatet e përgjithshme, hulumtimet e tij kanë ndihmuar për të transforuar fushat e mikroekonomisë, të makroekonomisë dhe të ekonomisë së zhvillimit, shton deklarata.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën për shtyp pas njoftimit, Deaton tha se ishte “i habitur dhe i kënaqur” që kishte fituar çmimin.

Angus Deaton ka lindur në vitin 1945 në Skoci  dhe është qytetar britanik dhe amerikan. Ai ka marrë gradën “doktor” në vitin 1974 nga Universiteti i Kembrixhit, dhe që nga viti 1983, është profesor i Ekonomisë dhe i Çështjeve Ndërkombëtare në Universitetin Princeton, në Shtetet e Bashkuara.

Çmimi i këtij viti është 8 milionë korona suedeze (rreth 960 000 dollarë amerikanë).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.