Bota

Britani,homazhe për deputeten e vrarë

Homazhe janë zhvilluar në Britani për deputeten laburiste Jo Cox, e cila u vra të enjten në mes të rrugës pasi u qëllua me armë zjarri dhe u godit me armë të ftohta.

Qindra njerëz morën pjesë në homazhet në kishën e zonës Birstall, ku ajo ishte deputete. Bashkëshorti i saj tha se Cox kishte luftuar për një botë më të mirë.

Mediat britanike raportojnë se vrasësi thirri dy herë “Britania e para”, ndërsa sulmonte deputeten. Një 52-vjeçar i identifikuar si Thomas Mair është arrestuar për sulmin.

Sulmi ndodhi fare pranë bibliotekës “Birstall”, ku 41-vjeçarja kishte zhvilluar një takim me elektoratin. Cox është deputetja e parë në detyrë që vritet që prej vitit 1990, kur Ian Gow ishte i fundit i një vargu politikanësh të vrarë nga grupet terroriste irlandezo-veriore.

Policia britanike deri tani nuk ka diskutuar për motivet e sulmit, pavarësisht raporteve se i arrestuari kishte simpati për grupet e ekstremit të djathtë. Ndërkohë, partia politike “Britania e Para”, e cila mburret për urrejtjen që ka ndaj politikanëve të bardhë të majtë, publikoi një komunikatë me të cilën dënoi vrasjen dhe tha se nuk kishte të bënte fare me ngjarjen.

Mediat britanike shkruajnë se në fillim të vitit, një person mori urdhër kufizimi pasi Jo Cox i tha policisë së kishte marrë mesazhe kërcënuese. Por, policia britanike deklaroi se nuk bëhet fjalë për një njëjtin person që u arrestua në Birstall.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button