🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.88 ▼1.41%
ARI 4,148 ▲1.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,684 ▲ +4.78% ETH $2,430 ▲ +7.16% XRP $1.3128 ▲ +3.61% SOL $96.4600 ▲ +5.1%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.88 ▼1.41 % ARI 4,148 ▲1.84 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.88 ▼1.41 % ARI 4,148 ▲1.84 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Rute: Sllovenia, anëtare e besueshme e NATO-s

BRUKSEL, 14 shtator / ATSH -AA/ – Sllovenia është anëtare e besueshme e NATO-s dhe ka plan kredibil për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit sot në Bruksel me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.

Ai siguroi se aleatët qëndrojnë pranë Sllovenisë dhe e falënderoi këtë vend për mbështetjen ndaj Kievit përmes nismës PURL dhe nismës çeke për prokurimin e municioneve. Jansha me këtë rast rikonfirmoi përkushtimin e Sllovenisë ndaj një NATO-je të fortë dhe kredibile si dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

Jansha po viziton selinë e NATO-s për herë të parë që nga fillimi i qershorit, kur rimori detyrën e kryeministrit, ndërsa me Rutten u takua në një drekë pune në Bruksel. Takimi u zhvillua pasi Qeveria e Sllovenisë në mbledhjen e mbajtur të enjten miratoi propozimin për rishikimin e buxhetit, me të cilin për mbrojtjen ndahen 296 milionë euro shtesë. Sipas këtij propozimi, Sllovenia këtë vit do të ndajë rreth 1,7 miliard euro për shpenzimet bazë të mbrojtjes, ose 2,03 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media pas takimit, Rutte theksoi se Sllovenia, nën drejtimin e qeverisë së Janshas, është e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe parandalimit, rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen dhe ofrimit të mbështetjes për Ukrainën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.