🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.85 ▼1.44%
ARI 4,148 ▲1.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,484 ▲ +4.93% ETH $2,426 ▲ +7.43% XRP $1.3102 ▲ +3.8% SOL $96.2400 ▲ +5.32%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Sporti

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Selanik, në fokus vendimet për kompeticionet e ardhshme

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës në Selanik të Greqisë, të martën më 15 shtator 2026, nga ora 09:00 deri në 13:00.

Në fokus të mbledhjes do të jenë një sërë çështjesh të rëndësishme për futbollin europian, përfshirë përcaktimin e vendeve pritëse për finalet e disa prej kompeticioneve kryesore të UEFA-s. Në agjendën e Komitetit Ekzekutiv janë parashikuar vendimet për vendet pritëse të finaleve të:

* UEFA Champions League për vitet 2028 dhe 2029; * UEFA Europa League për vitet 2028 dhe 2029; * UEFA Conference League për vitet 2028 dhe 2029; * UEFA Women’s Champions League për vitet 2028 dhe 2029; * UEFA Super Cup për vitet 2027 dhe 2028; * UEFA Futsal Champions League për vitin 2027.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv do të shqyrtojë rregulloret e Kampionatit Europian të vajzave të UEFA-s, përfshirë UEFA Women’s Nations League dhe UEFA Women’s European Qualifiers për ciklin 2027-2029.

Në agjendë do të jenë edhe rregulloret e kompeticioneve të UEFA-s për grupmoshat e djemve dhe vajzave për sezonin 2027/28.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me ndryshimet në rregulloret e UEFA Nations League për edicionin 2026/27, me fokus te sistemi i ri i play-off-it. Ky ndryshim vjen në kuadër të kalimit drejt konceptit të ri të kompeticionit, të miratuar në muajin maj, me tre liga në vend të formatit me katër liga.

Në orët e para të pasdites, në qendër të Selanikut do të zhvillohet edhe një festival i futbollit grassroots në sheshin Aristotelous. Aktiviteti organizohet në kuadër të programit të UEFA-s “Football in Schools”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.