Ekonomia

BSH: Ekonomia, përmirësim progresiv gjatë dy viteve të ardhshme

Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike në përmirësim progresiv gjatë dy viteve të ardhshme.

Në raportin mujor të publikur nga BSH-ja, bëhet e ditur se, kjo rritje do të mundësojë kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv, brenda një periudhe afatmesëm.

Institucioni bankar qëndror, vlerëson se, ky gjallërim pritet të reflektojë rritjen e konsumit dhe të investimeve private gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që shkëmbimet me jashtë pritet të kenë një kontribut të vogël pozitiv dhe politika fiskale pritet të ndjekë një kurs konsolidues. Ndërsa defiçiti i shkëmbimeve tregtare të mallrave shënoi një zgjerim të lehtë vjetor prej 1.6% gjatë periudhës korrik-tetor, i ndikuar më së shumti nga rënia e eksportit në vlerë të naftës bruto dhe të metaleve bazë.

Eksportet shqiptare janë një tjetër tregues që pritet të kenë një ecuri më të mirë gjatë vitit 2016, ku kontribut kryesor pritet të japë sektori i bujqësisë dhe zhvillimet me partnerët tregtarë. Sipas BSH-së, të dhënat e reja fiskale të muajit tetor tregojnë për një rritje të ritmit të të ardhurave dhe një ngadalësim të ritmit të shpenzimeve publike. Këto të fundit janë ndikuar prej pagesave më të ulëta të detyrimeve të prapambetura, krahasuar me një vit më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button