Ekonomia

Bujqësia “BIO”- Sipërfaqja e tokës së çertifikuar arrin në 274 mijë ha

Fshat-525x350Bujqesia shqiptare, po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët dhe tregun, me produktet e saj “BIO”. Nje grup specialistësh nga izraeli po vizitojnë fermat bujqësore bio, në disa rrethe të vendit tonë, dhe po studiojnë nga afer kapacitetet e bujqësisë shqiptare.

Sipas statistikave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, janë rreth 274, 413 hektarë tokë, ose sipërfaqje e çertifikuar bio ku kultivohen 440 ha prodhime bujqësore dhe 273.972 janë bimët e egra medicinale/aromatike. Ndërsa në total numri i operatorëve organikë që në vitin 2013 kap shifrën e 137 fermave, prej të cilëve 126, 25 janë kultivues/përpunues, 14 janë grumbullues dhe 17 janë eksportues të prodhime bio. Ndërsa synohet që sipërfaqja e tokës së çertifikuar për prodhimet bio, të rritet më shumë.

Enver Isufi, profesor i bujqësisë organine, shprehet se, politikat e ministrisë së Bujqësisë për përfshirjen e Bujqësisë Organike në skemat mbështetëse kombëtare, po ndikojnë në rritjen e kapaciteteve të prodhimit bujqësor bio. Edhe pse në ngastra të vogla toke, fermeret mund të ofrojne prodhime konkurrente me cilesinë e tyre, bio, thotë Isufi. Ndërsa thekson se, rëndësia e këtij sektori, me një kontribut të veçantë në eksporte, ka nxitur MBZHRAU të bashkëpunojë me Ministritë e linjës dhe organizma të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare si Ministrinë e Mjedisit, IBB, CIHEAM, etj., lidhur me menaxhimin e mbetjeve dhe monitorimin e nitrateve në tokë si dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin e legjislacionit me standartet e BE-së. Prodhimet “Bio” me kontrollin e mbetjeve në ambjent, përveç të tjerash, garantojnë ruajtjen e Biodiveristetit dhe luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e agroturizmit shqiptar.

Për të ruajtuar dhe mbrojtur vlrën e prodhimeve autoktone bio, Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve (ESHFF), institucion në vartësi të MBZHRAU, siguron pastërtinë e rregullat e prodhimit, çertifikimit, regjistrimit dhe tregtimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, përfshirë dhe atë organik. Në ESHFF është dhe laboratori i referencës për këtë qëllim. Ndërsa Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, menaxhon kontrollin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, përfshirë dhe atë organik, në treg, dogana, pika grumbullimi/ruajtje, etj., për sigurimin e respektimit të rregullave të tregtimit dhe pastërtisë fitosanitare të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor/organik. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) është Qendër Reference në kontrollin e sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve, përfshirë atë organik.
Aktualisht, me hartimin e draft strategjisë së re për Zhvillimin Rural, në kuadër të IPA II (2014-2020), bujqësia organike po merr një rëndësi edhe më të plotë me futjen e saj në masat mbështetëse të IPAs.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button