Rajoni

Bullgaria ka financuar VMRO-DPMNE-në maqedonase?

Bullgaria ka financuar VMRO-DPMNE-në si parti opozitare dhe shërbimet sekrete të Sofjes zyrtare kanë pasur ndikim në formimin e kësaj partie.

Këtë e kanë pohuar për mediat bullgare ish-shefi i shërbimit sekret bullgar, Kirço Kirov dhe diplomati dhe agjenti Velizar Ençev.

Ençev ka shpjeguar se si janë realizuar kontaktet e para me ish-kryetarin e VMRO–DPMNE-së, Lupço Georgievskin në vitin 1992.

“Shteti bullgar, le të mos publikoj tani sekretet, ndihmoi shumë opozitën maqedonase që të vinte në pushtet”, ka pohuar Ençev.

Ai ka thënë se shërbimet bullgare, nga viti 1986 kanë pasur rol aktiv në ish-Jugosllavi dhe Maqedoni. Duke mos shpalosur detaje, ai ka vërtetuar takimet e Georgjevskit me pushtetarë bullgarë dhe shërbimet sekrete të këtij vendi.

Pikërisht shkaku i urdhërave për monitorim të selisë së VMRO-DPMNE-së dhe disa  anëtarëve të kryesisë së kësaj partie gjatë periudhës 1992-1998, ishin lustruar disa ministra dhe persona që asokohe mbanin pozita të larta në shërbimin e sigurimit të Maqedonisë.

Sipas intervistës së Ençev dhe Kirov, shërbimet bullgare ende kanë pozita të larta operative ndaj Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button