Rajoni

Bullgaria në Shengen? Saga po vazhdon

bullgariNga Nataniela Vasileva

Prej muajve politikanët bullgarë dhe vëzhguesit politikë prognozuan se, gjatë kësaj vjeshte Bullgaria më në fund do të aderohet ndaj Hapësirës së Shengenit, pavarësisht se tani për tani pjesërisht, vetëm kufijve ajrorë dhe detarë. Autoritetet në Sofje ishin në pritje që hapin e parë ta bëjë Këshilli i Bashkimit Evropian mbi drejtësinë dhe punët e brendshme më 8 dhe 9 tetor. Por, mjerisht zgjerimi i Zonës së Shengenit nuk ishte përfshirë në rendin e ditës. Përfaqësues të kryesisë së rotacionit të Luksemburgut ripohuan përpara mediave bullgare se, gjatë përgatitjes së rendit të ditës, ambasadorët e Holandës dhe të Gjermanisë, por dhe të vendeve të tjera, kanë qenë kundër shqyrtimit të kësaj çështjeje. Në fakt Holanda prej viteve është një kundërshtare e fortë për hyrjen e Bullgarisë dhe të Rumanisë në Zonën e Shengenit, nën pretekstin se përgatitja teknike nuk është e mjaftueshme dhe se në të dyja vendet reforma në drejtësi nuk ecën kurse korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të zgjerohen.

Ministrat e punëve të brendshme të Bashkimit Evropian shqyrtuan në Bruksel problemin me refugjatët, si dhe forcimin e mbrojtjes dhe menaxhimin efektiv të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Me të drejtë ministrja e brendshme bullgare Rumjana Bëçvarova i lidhi në fjalimin e vet këto dy tema me Zonën e Shengenit. “Aderimi i Bullgarisë ndaj Shengenit tanimë është çështje të sigurisë të të gjithë Bashkimit Evropian”, deklaroi Bëçvarova dhe nënvizoi se “mungesa e një pranie të plotë deri në disa sisteme të vizave dhe të informacionit të Shengenit e kufizon mundësinë e Bullgarisë akoma me më shumë sukses të përballojë presionin e migracionit dhe t’i kundërvihet kontrabandës dhe trafikut të njerëzve” si një kufi i jashtëm të Bashkimit Evropian.

Dhe kështu, saga me hyrjen e Bullgarisë në hapësirën kaq të shumëpritur të Shengenit po vazhdon. Tani për tani Sofja, akoma është në pritje që bullgarët, si qytetarë të Bashkimit Evropian, të mund lirshëm të shkojnë anë e mbanë nëpër kontinentin e vjetër pa nxjerrë nga xhepi pasaportë ose kartë identiteti në pikët kufitare.

Gjatë kësaj stine të radhës saga përfundoi me dy vizita “evropiane” në Sofje. E para ishte e ministrit të jashtëm holandez Bert Kunders, i cili pas takimit me homologun e tij bullgar Daniell Mitov në mënyrë demonstrative u paraqit përpara gazetarëve me duart në xhep. Mitovi i tha: “Në kushtet e një presioni pa precedent të migracionit nëpër kufijtë e jashtëm, Bullgaria de fakto kryen shumë mirë përgjegjësitë e veta dhe praktikisht vepron si një shtet anëtare e hapësirës së Shengenit, pa qenë akoma e tillë.” Kurse Kunders u përgjigj: “Bullgaria i respekton kushtet teknike për anëtarësi në Shengen, që është me një rëndësi të madhe.” Me fjalë të tjera deri këtu mirë, por duhet të prisni.

Vizita tjetër në Sofje ishte e kryetarit të Këshillit Evropian Donalld Tusk. Ai po kështu përsëriti parathënien holandeze, ku pas takimit me kryeministrin Bojko Borisov tha se, Bullgaria teknikisht është gati të jetë një pjesë nga hapësira e Shengenit, por akoma nuk janë të mjaftueshme reformat në sistemin gjyqësor dhe lufta me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kësaj radhe kryeministri tregoi guxim. “Bullgaria dëshmoi se është një kufi shumë më i mirë i Shengenit nga gjysma e shteteve në Evropë”, i tha kryeministri Borisov Tuskut dhe shtoi se, tanimë po i vjen zor të verë për herë të radhës temën për hyrjen e Bullgarisë në Shengen.

Dhe tani i vjen radha stinës së ardhshme të sagës. Sipas skenarit, Holanda e merr kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian nga janari deri në qershor të vitit të ardhshëm. A ka akoma njerëz naiv, të cilët të mendojnë se, mbretëria mund të lejojë një zgjidhje politike për pranimin e Bullgarisë në Hapësirën e Shengenit gjatë kohës së kryesisë së saj? Duhej gjatë këtyre ditëve në Sofje të vijë Gjeorgje Ivanov, president i Republikës së Maqedonisë, e cila nuk anëtarëson as në NATO as në Bashkimin Evropian, që të thotë se, “kriza migrante e kujtoi Evropën se, Ballkani është arteria kyçe, e cila e lidh kontinentin e vjetër me Lindjen e Mesme.” Dhe se kjo krizë dhe ky korridor “u kthyen në një test për funksionimin e Zonës së Shengenit, në të cilin Bashkimi Evropian dështoi”.

Sipas disa vëzhguesve tanimë arrihet deri tek pyetja nëse Hapësira e Shengenit nuk doli një fiksim abstrakt ose një ëndërr e parealizuar. Përpara cunamit të migracionit një sërë shtete evropiane u kapsuluan dhe filluan me rigorozitet të ruajnë kufijtë e veta me mjete të provuara mirë në të kaluar, përfshi dhe nga koha e Luftës së Ftohtë. Në këtë kontekst orvatjet e Bullgarisë për të hyrë në Hapësirën e Shengenit tanimë duken butafore. Por siç e dimë telenovelat zgjasin mjaftë. Kështu dhe saga me hyrjen e Bullgarisë në Hapësirën e Shengenit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button