Kronika

Bulqizë, banorët e Çerenecit në protestë për devijimin e rrugës

Dhjetëra banorë të fshatit Çerenec në Njësinë Administrative Gjoricë të bashkisë Bulqizë, u janë rikthyer protestave kundër devijimit të projektit për ndërtimin e rrugës nacionale Ura e Çerenecit-Librazhd, nisur 4 vjet më parë.

Banorët kundërshtojnë devijimin e projektit të ndërtimit të kësaj rruge me pretendimin se ky devijim nuk u shërben këtyre fshatrave pasi anashkalon dy prej tyre.

Devijimi i rrugës do shkaktonte izolimin e fshatrave Çerenec i Epërm dhe Viçisht, në kufi me shtetin fqinj të Maqedonisë. Ndaj banorët shprehen se nuk do i ndalin protestat derisa shteti t’i rikthehet planit fillestar të saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button