Kronika

Bulqizë, eksploziv në automjetin e inxhinierit të minierës

Një shpërthim me tritol është raportuar mëngjesin e së martës në qytetin e Bulqizës, në automjetin e një inxhinieri të minierës së kromit.

Nga burime policore bëhet e ditur se, automjeti në cilin ishte vendosur lënda plasëse ndodhej i parkuar brenda një kapanoni dhe i përket shtetasit Luan Manjani, i cili punon si inxhinier në minierë.

Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë të Re dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia e mbërritur në vendngjarje tha se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të këtij shpërthimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button