Ekonomia

Burimet natyrore do të zhvillohen vetëm në harmoni me mjedisin

Raportet biznes-mjerdis u diskutuan sot në aktivitetin “Zhvillimi i burimeve natyrore në harmoni me mjedisin” në një takim ku mori pjesë kryeministri Edi Rama, ministrat, MEI-t, Damian Gjiknuri dhe të Mjedisit, Lefter Koka dhe drejtues të kompanive që operojnë në sektorët energjetikë dhe industrialë.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri e konsideroi takimin si mundësi për të adresuar problematikat, ku më i rëndi është neglizhimi i standarteve mjedisore.
“Ne kemi vendosur që të vlerësojmë zonat e mbrojtura dhe kemi marrë vendim që të mos lejojmë ndërtim e veprave energjetike”, tha Gjiknuri, që vërejti se dhënia e kontratave koncensionare që nuk marrin ë në konsideratë mjedisin, këtej e tutje nuk do të lejohet më.

MEI në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit po punon për të verifikuar cdo dëmtim mjedisor që ka ndodhur përgjatë gjithë viteve nga dhëniet e lejeve minerare, ndërtimi i hidrocentraleve vendorë, etj.
Sipas kontrolleve që u janë bërë kontratave për HEC-et private, konstatohet se një pjesë po zhvillohen, një pjesë nuk kanë nisur ende për mungesa fondesh. “Qeveria është e vendosur që ti kontrollojë dhe monitorojë secilin prej tyre, duke vlerësuar mbrojtjen e mjedisit”, tha Gjiknuri, që njoftoi nisjen e një studimi të ri për të parë se si qëndrojnë ndërtimet e HEC-eve në raport me mjedisin.

“Shqipëria ka potenciale të mëdha natyrore eënergjetike, por nuk do lejohet kaotizmi i deridjeshëm ku në cdo përrua, lumë, kërkohej të ndërtoheshin HEC-e, por do shihen se sa janë fizibël, sa plotësojnë standartet mjedisore, raportet me komunitetin”, tha mes të tjerave ministri i MEI-t.
Për sektorin minierar, ministri theksoi si dobësinë më të madhe të tij, fragmentarizimin e madh. “Deri në vitin 2013 numuroheshin 1100 leje minerare të dhëna dhe pas verifikimeve, kontrolleve për plotësimin e kushteve të tyre, sot kemi revokime, heqje lejesh pa aktivitet, pa derdhjen e kontributve dhe për pasojë, sot kemi dicka më sh se gjysma sot”, tha Gjiknuri.
Ai garantoi se me përmirësimit që janë bërë vjet tek Ligji Minerar, cdo investim do ketë garancitë financiare dhe mjedisore. Duke renditur anët negative të mosrespektimit të mjedisit, ai vlerësoi disa prej fabrikave të Cimentos që punojnë për rehabilitimin mjedisor, ndërsa janë shumë miniera, që kanë marrë penalitete për mosresptimin e natyrës dhe dëmtim të saj.
“Do të respektohen standartet mejdisore jo vetëm për sot, por dhe për brezat që do vijnë dhe mjedisi do jetë në qëndër të vëmendjes sonë edhe për lejet minerare”, tha ministri, duke garantuar, që kontratat që janë duke u zhvilluar do kenë marrëdhënie normale me shtetin.
“Ne po bashkëpunojme me ministrinë e Mjedisit. Projektet që respektojnë mjedisin, do të trajtohen shumë shpejt, ndërsa të tjerat jo”, tha Gjiknuri, duke përfunduar se : “Nuk mund të sakrifikojmë të ardhmen e vendit për investime të tilla”.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka vlerësoi si faktorin që ka ndikuar negativisht në ruajtjen e mjedisit në gjithë vendin, faktin që “pas viteve 90 mjedisi është parë si proces i shkëputur”. Sipas tij, ndërtimi i hidrocentraleve vendorë ndikon në ekosisitem, por “ndërsa mjedisi është bashkëudhetar për cdo investim, kostot po i mbajmë me vete”, tha Koka.
Ministri theksoi se ndërtimi i HEC-eve -eve në burime të vogla ujore është rritur shpejt, duke dëmtuar vlerat natyrore, deri Parqet Kombëtare. “Pasuritë ujore janë të cmuara dhe duhen trajtuar në nivele lokale dhe qëndrore, pasi ndërtimi i hidrocentraleve po ndikojnë masivisht në sistem natyror”.
Nga vitet 2007- 2013 nga 430 kontrata në total, janë ndërtuar 140 HEC-e. “Por prej tyre, vetëm 22% e tyre kanë kërkuar leje mjedisore, kurse të tjerët në informalitet të plotë”, tha Koka.
Në zona të mbrojtura, Parqe Kombëtare ose pranë tyre, ka shumë hidrocentrale që po ngrihen dhe nga 115 leje koncensionare të dhëna, 22 janë në ndërtim, 53 janë pa nisur punë akoma. “Po ndërtohen HEC-e në vende të gabuara ujore, pa marrë llogaritje të gabuara, ka keqmenaxhim mjedisor, është keqadministruar pasuria ujore dhe ka raste kur fermrëve u është hequr uji për bujqësinë, por dhe ku është pakësuar uji për popullatën”, theksoi ministri Koka.
Ai gjithashtu pasqyroi situatën edhe në sektorin minerar në drejtim të ruajtjes së mjedisit. Sipas Kokës, “janë 340 subjekte të licencuara për mineirat në karrierë dhe vetëm 45 kanë kërkuar aplikime për mjedisin”, ndërsa shtoi se “nga 40 km të licencuar, vetëm 10% e saj i është nënshtruar rehabilimiti të mjedisit”. Ndaj kësaj situate, Inspektoriati Mjedisor ka proceduar 95 subjekte me gjoba që kapin vlerën e 1,3 miliardë lekë për dëmtim të mjediseve pyjore. “Ne po punojmë për përmirësimin e kodit pendal për dëmtimet mjedisore me parimin se ndotësi paguan, dëmtuesi zhdëmton”, përfundoi ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button