🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,528 ▼0.72%
DOW 46,183 ▼0.82%
NASDAQ 21,616 ▼1.03%
NAFTA 111.01 ▲10.88%
ARI 4,681 ▼2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,304 ▼ -3.33% ETH $2,040 ▼ -4.16% XRP $1.2868 ▼ -5.05% SOL $78.5000 ▼ -5.8%
S&P 500 6,528 ▼0.72 % DOW 46,183 ▼0.82 % NASDAQ 21,616 ▼1.03 % NAFTA 111.01 ▲10.88 % ARI 4,681 ▼2.75 % S&P 500 6,528 ▼0.72 % DOW 46,183 ▼0.82 % NASDAQ 21,616 ▼1.03 % NAFTA 111.01 ▲10.88 % ARI 4,681 ▼2.75 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Bursat e nisin 2016-n me rënie të fortë, bien aksionet kineze dhe të SHBA-ve

aaRënia e bursave në Shangai të Kinës udhëhoqi një tërheqje globale të kapitaleve, teksa shqetësimet rreth ekonomisë kineze dhe rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme bënë që investitorët të ishin pesimistë në fillimin e vitit…

Bursat e SHBA-ve u hapën me rënie të fortë në ditën e parë të tregtimit në 2016-n, pasi të dhënat e dobëta ekonomike të Kinës rikthyen shqetësimin për ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Indeksi industrial Dow Jones ra 190.14 pikë, ose 1.09 përqind në 17,234.89, S&P 500 humbi 23.48 pikë ose 1.15 përqind 2,020.46 dhe indeksi i përbërë i Nasdaq u tkurr me 111.48 pikë ose 2.23 përqind në 4,895.93.

Ishte rënia e bursave në Shangai të Kinës që udhëhoqi një tërheqje globale të kapitaleve, teksa shqetësimet rreth ekonomisë kineze dhe rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme bënë që investitorët të ishin pesimistë në fillimin e vitit.

Rritja e rrezikut po shkakton një rendje të investitorëve drejt obligacioneve kombëtare, jenit dhe arit, ndërsa çmimet e metaleve ranë, por nafta u rrit.

Shqetësimet rreth shëndetit të ekonomisë së dytë më të madhe në botë u cituan si arsyeja kryesore e shitjeve. Për të dhjetin muaj radhazi, sektori prodhues i Kinës ka mbetur në territor negative, sipas të dhënave nga Caixin/Markit.

Aksionet e minierave po dëmtohen nga një rënie e shpejtë në industrinë e metaleve— bakri ra me 1.4 përqind në $4,624 për ton — si rrjedhojë e frikës për një ulje të kërkesës kineze.

Nafta erdhi në rritje, me treguesin referencë Brent që u rrit 2.7 përqind në 38.30 dollarë për fuçi, si rrjedhojë e rigjallërimit të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe Iranit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.