🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.38 ▲3.16%
ARI 5,012 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,062 ▲ +0.55% ETH $2,333 ▲ +2.03% XRP $1.5119 ▲ +2.45% SOL $93.9300 ▲ +0.01%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.38 ▲3.16 % ARI 5,012 ▲0.19 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.38 ▲3.16 % ARI 5,012 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Qeveritare

Bushati takon kreun e BDI-së: Shqipëria mbështet integritetin e Maqedonisë

bushati4Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti dje në takim Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Tiranë.

Gjatë takimit, palët ndanë pikëpamjet mbi situatën në rajon dhe zhvillimet më të fundit në Maqedoni, duke u ndalur në avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptareve në jetën politiko-institucionale dhe të rolit të tyre në politikën e Maqedonisë.

Ministri Bushati nënvizoi se Shqipëria mbështet integritetin dhe tërësinë territoriale të Maqedonisë, duke theksuar përkrahjen e vazhdueshme të vendit tonë për një Maqedoni anëtare në strukturat euroatlantike. “Shqipëria e konsideron zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit si busullën orientuese të shtet-ndërtimit demokratik dhe të përshpejtimit të proceseve modernizuese për Maqedoninë”, u shpreh Ministri.

Ai u ndal gjithashtu dhe në demonstratat e fundit në Shkup dhe, pasi vlerësoi se akte të tilla nuk i shërbejnë sigurisë dhe stabilitetit të Maqedonisë, vuri në dukje se çdo tendencë për t’i portretizuar shqiptarët si “terroristë islamikë”, jo vetëm nuk i zgjidh problemet, por i shërben përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.