🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,937 ▲ +1.08% ETH $2,012 ▲ +1.15% XRP $1.3383 ▲ +0.84% SOL $83.0300 ▲ +0.55%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Bypass” i Fierit, kontrata prishet, rihapet tenderi

Kompania italiane “Serenisima” prej disa muajsh i ka braktisur punimet në të dy projektet, si “bypassi”-n e Vlorës, ashtu dhe atë të fierit.
“Pas shumë tentativave për të mobilizuar kontraktorin “Serenisima” nuk kemi patur ndonjë reagim efektiv. Në datë 19 të muajit të kaluar është bërë edhe shkresa për ndërprerjen e kontratës për të dy projektet si “bypassi”-n e Fierit ashtu dhe atë të Vlorës”, shprehet Dashamir Xhika, drejtor i ARRSH.
Autoriteti Rrugor ka bllokuar garancinë e kompanisë në masën 17 milionë euro. Xhika thotë se shumë shpejt të dy projektet do të nxirren sërish në tender.
“Shumë shpejt do të kryejmë fazën parakualifikuese të kompanive që do të marrin pjesë në këto dy proceduara”, thotë Xhika.
Por për shkak të afateve ligjore punimet nuk pritet të fillojnë të paktën deri në fund të vitit.
“Për “bypass”-in e Fierit kanë ngelur vetëm punët e fazës së fundit. aty nëse lidhet kontrata punët përfundojnë për 3 katër muaj. Ndërsa “bypass”-i i Vlorës është në fillimet e veta. Aty ka një vonesë 1 vjeçare, por mendoj se me kontratën e re çdo gjë normalizohet”, shprehet drejtori i ARRSH.
“Bypassi” i Fierit ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2016, ndërsa ai Vlorës këtë vit. Por për shkak të problemeve të kompanisë ndërtuese të dy veprat zvarriten prej vitesh. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.