Kronika

Byroja Antiterror e DASH, pro Tahirit: Të ngremë Task-Force për të hetuar terrorizmin

Samiti Kundër Terrorizmit i organizuar nga Shtëpia e Bardhë ka zhvilluar sot punimet, në ditën e dytë, kur pritet të mbajë fjalën e tij dhe Presidenti Obama. Në këtë takim, Shqipëria është përfaqësuar nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili sot është takuar me Kryetaren e Byrosë kundër Terrorizmit në Departamentin e Shtetit, znj. Tina Kaidanow.

Tahiri-KaidanowAi e informoi znj. Kaidanow lidhur me masat e marra nga Shqipëria në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin dhe terrorizmin dhe i shprehu për nevojën e përpjekjeve të përbashkëta rajonale, si e vetmja rrugë për të luftuar terrorizmin. Znj. Kaidanow mbështeti këtë ide dhe shkoi më tej duke shprehur nevojën për ngritjen e një Task-force rajonale, për hetime të përbashkëta.

Ambasadorja Kaidanow theksoi se Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke filluar nga hetimet dhe procedimet penale, si dhe amendimet ligjore në këtë fushë. Ajo vlerësoi angazhimin e madh të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, së bashku me partnerët ndërkombëtarë.

Ministri i Punëve të Brendshme kërkoi mbështetjen e Byrosë Kundër Terrorizmit, për Drejtorinë Antiterror të sapo-ngritur në Policinë e Shtetit në Shqipëri. Znj. Kaidanow u shpreh e gatshme për të filluar menjëherë një program intensiv për mbështetjen paraprake, por edhe më gjerë për këtë njësi. Ajo i shprehu ministrit Tahiri interesin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur iniciativa të fokusuara dhe productive, për përpjekje të përbashkëta rajonale.

DITA I, TAKIMI ME KERRY: VARFERIA DHE INJORANCA PO NXISIN KRIMIN DHE TERRORIZMIN

Punimet e ditës së parë të Samitit bënë një pasqyrë të arritjeve të deritanishme për secilin nga shtetet pjesëmarrëse, duke theksuar nevojën për koordinimin e mëtejshëm, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e kufirit dhe identifikimin e luftëtarëve të terrorizmit.

Gjatë punimeve, u konkludua për të ndërtuar një sistem shkëmbimi të dhënash që të garantojë shpejtësi dhe eficencë në parandalimin e shtetasve që duan t’i bashkohen luftrave terroriste në botë. Ditën e parë të Samitit e hapi Sekretari i Shtetit John Kerry, ndërsa në ditët e dytë pritet fjalimi i Presidentit Obama.

Tahiri - Kerry

Ministri Tahiri takon Sekretarin e Shtetit John Kerry

Gjatë Samitit, Tahiri zhvilloi një takim të shkurtër me Sekretarin e Shtetit Amerikan, John Kerry, të cilit i kërkoi mbështetje për të luftuar terrorizmin dhe shkaqet e tij.

“Varfëria dhe injoranca po nxisin krimin dhe terrorizmin, ndaj duhet qasje e qëndrueshme dhe rajonale, për të luftuar shkaqet që sjellin terrorizmin”, u shpreh Tahiri. Sekretari i Shtetit John Kerry shprehu gadishmërinë e SHBA-ve për të vazhduar mbështetjen ndaj Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button