Kronika

Byroja e Hetimit, Llalla: Ndajmë të njëjtin qëndrim me Unionin e Prokurorëve

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka marr pjesë në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku është shprehur se numri i referimeve penale në njësinë antikorrupsion ka qënë i ulët.

Kreu i organit të akuzës foli dhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilën u shpreh se pavarësisht rezervave të tij, e mbështet draftin e miratuar nga qeveria. “Prej disa ditësh jemi njohur me draftin për ndryshimet ligjore në ligjin për policinë e shtetit. Të gjithë tashmë jemi pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit. Strukturë e cila pritet të shtojë kapacitetet policore në luftën kundër korrupsionit. Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve”, tha Llalla.

Kryeprokurori tha më tej se lufta kundër krimit të organizuar është kompetencë e kësaj prokurorie, duke kërkuar angazhim më të madh që me prova të vendoset konfiskimi i pronave të krimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button