🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,423 ▲1.25%
DOW 45,635 ▲0.93%
NASDAQ 21,149 ▲1.7%
NAFTA 104.33 ▲1.41%
ARI 4,647 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,738 ▼ -1.33% ETH $2,056 ▼ -0.92% XRP $1.3149 ▼ -2.27% SOL $80.9200 ▼ -4.28%
S&P 500 6,423 ▲1.25 % DOW 45,635 ▲0.93 % NASDAQ 21,149 ▲1.7 % NAFTA 104.33 ▲1.41 % ARI 4,647 ▲1.96 % S&P 500 6,423 ▲1.25 % DOW 45,635 ▲0.93 % NASDAQ 21,149 ▲1.7 % NAFTA 104.33 ▲1.41 % ARI 4,647 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Çako pret Stojanoviç: Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy policive

Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues, Haki Çako priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviç dhe delegacionin që e shoqëronte.

Ky takim u zhvillua në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të përbashkët policor të koduar “Lux/Rover”, i cili është vlerësuar nga qendra SELEC (Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore) si “Operacioni më i suksesshëm në Europën Juglindore për 6 mujorin e dytë të vitit 2016”.

Dy drejtuesit e lartë vlerësuan operacionin e përbashkët policor të koduar Lux/Rover, i cili është vlerësuar nga qendra SELEC si model që duhet ndjekur edhe për operacionet e tjera që do zhvillohen ndërmjet policive homologe.

Gjatë takimit, Çako dhe Stojanoviç e konsideruan të nevojshme dhe të domosdoshme rritjen e kapaciteteve bashkëpunuese në aspektin e shkëmbimit të informacionit dhe të përpunimit për çështjet e radikalizmit fetar dhe antiterrorizmit, si një rrezik shumë i madh jo vetëm për ne, por për gjithë Europën, pasi një pjesë e lëvizjeve të migracionit të paligjshëm nga zonat e luftës, mbartin brenda tyre indvidë të cilët kanë tendenca terroriste dhe radikale duke qenë një rrezik shumë i madh për sigurinë e vendeve tona dhe të gjithë Europës.

Të dy Drejtorët e Policisë kanë theksuar se është shumë e rëndësishme e me interes të ndërsjelltë, vlerësimi i protokollit për bashkëpunim të përbashkët për sezonin turistik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.