🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.93 ▲4.8%
ARI 4,698 ▼2.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,430 ▼ -3.17% ETH $2,045 ▼ -3.95% XRP $1.3124 ▼ -2.45% SOL $78.8100 ▼ -6.26%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.93 ▲4.8 % ARI 4,698 ▼2.4 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.93 ▲4.8 % ARI 4,698 ▼2.4 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Cani: Buxheti i 2015-ës synon mbështetjen e zhvillimit dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike

Ministri i Financave Shkëlqim Cani bëri të ditur të enjten se buxheti i vitit 2015 ka objektiva kryesore, mbështetjen e zhvillimit dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike, që për vitin që vjen llogaritet 3 %. Ai foli në forumin për paketën fiskale të 2015-ës që u mbajt këtë mbrëmje nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani
Ministri i Financave Shkëlqim Cani

Sipas Canit, veçori e buxhetit është se synon uljen e rreziqeve makrofiskale që trajtohet sidomos me uljen e borxhit, i cili nis nga viti 2015.
Ndër veçoritë e tjera të buxhetit, Cani renditi reformat në pensione dhe energji, të cilat ministri i konsideroi si thelbësore, por edhe të anashkaluara prej vitesh nga të gjitha qeveritë.
Ministri tha se në periudhën afatmesme planifikohet edhe shlyerja e të gjitha detyrimeve të prapambetura, ndërsa theksoi angazhimin e qeverisë për të mos krijuar të reja.
Po ashtu, tha ai, në buxhetin e vitit që vjen është reflektuar edhe reforma administrativo-territoriale. Duke u ndalur në shifra, ministri Cani vuri në dukje se të ardhurat për vitin 2015 llogariten 412 miliard lekë, shpenzimet 470 miliard lekë, ndërsa defiçiti 60 miliard lekë. Po ashtu, Cani bëri të ditur se investimet publike llogariten sa 5 % e PBB-së.
Por, ministri tha se në paketën legjislative për vitin 2015 janë parashikuar disa lehtësi për nxitjen e sektorit privat, përmirësimin e procedurave tatimore dhe konsolidimin e financave publike.
Ministri paraqiti 10 pika të ndërhyrjes në paketën fiskale të vitit 2015. Së pari, tha ai, hiqet TVSH për sigurimet dhe zëvendësohet nga taksa prej 3 % për primin bruto. Me këtë lëvizje, tha ai, shkohet drejt standardeve europiane.
Së dyti rritet renta minerare për pushtetin vendor, e përkthyer në gjuhë shifrash 4-fishi i asaj që ka përfituar deri tani pushteti vendor.
Gjithashtu, ulet taksa për rafineritë vendase dhe reduktohet renta minerare me qëllim nxitjen e sektorit minerar. Po ashtu, ulet taksa doganore për gomat e automjeteve nga 15-10 % dhe përjashtohet nga taksa për të ardhurat personale kontributi për pensionet vullnetare.
Cani tha se merret parasysh edhe kërkesa e biznesit për të njohur firot dhe amortizimet.
“Vendoset kontrolli mbi bazë risku për rimbursimin e TVSH-së. Për agropërpunimin dhe biznesin në bujqësi rimbursimi i TVSH-së shkon në masën 20 % nga 6 % që është. Bëhet zero tarifa doganore për lëndët e para dhe mallrat masivë në bujqësi si gruri, mielli etj
Dhe së fundmi, sektori i peshkimit përjashtohet nga taksa e qarkullimit dhe karburantit”, tha ai

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.