Kronika

Gjykata e Lartë: Arrest me burg për Durim Bamin

Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Durim Bamin, i cili akuzohet për kallëzim të rremë.

1427712045durimbami36-vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgimin e Fushë-Krujës, ku ndodhej prej mbrëmjes së 3 marsit kur u arrestua.

Nën masa të rrepta sigurie Durim Bami mbërriti në Gjykatën e Lartë rreth orës 09:50 të mëngjesit, ku u vu përballë pesëshes të gjyqtarëve Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea, Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Admir Thanza të cilët rivlerësuan masën e arrestit. Kjo, pas ndryshimit të akuzës që iu bë Bamit, nga tentative vrasje të funksionarëve publikë në kallëzim të rremë. Avokati i Bamit, Ilir Murati kërkoi në këtë seancë lirinë e menjëhershme të klientit të tij, por nuk dihen arsyet për të cilat Bami është lënë në burg.

Durim Bami është i vetmi në çështjen “Doshi” që ndodhet ende në paraburgim. Bami është personi që deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi pretendon se është paguar nga kryeparlamentari Ilir Meta për të vrarë Doshin dhe deputetin demokrat Mhill Fufi gjashtë muaj më parë.

Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë para hetuesve 36-vjeçari nga Fushë-Kruja ka rrëzuar versionin e deputetit Doshi duke thënë se është porositur prej tij për të sajuar historinë e atentatit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button