Kriza e përfaqësimit shqiptar
Roli i faktorit politik shqiptar ka pësuar një transformim shqetësues. Nga një faktor i domosdoshëm i balancës dhe stabilitetit institucional, ai po reduktohet në një instrument funksional të legjitimimit të pushtetit. Metafora e “teatrit të kukullave” nuk është thjesht figurë retorike, por një përshkrim analitik i një realiteti ku vendimmarrja reale është e centralizuar, ndërsa aktorët shqiptarë operojnë brenda një skenari të paracaktuar.
Në konfigurimin aktual të pushtetit në Maqedonin e Veriut, dinamika e marrëdhënieve ndëretnike dhe orientimi eurointegrues nuk po zhvillohen më si procese organike të demokratizimit, por si produkte të një arkitekture politike të ndërtuar mbi menaxhimin e ekuilibrave dhe jo mbi përfaqësimin substancial. Ky transformim i heshtur, por...