🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,262 ▲ +0.66% ETH $2,434 ▲ +2.61% XRP $1.5111 ▲ +11.4% SOL $93.7400 ▲ +3.94%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Luisi ndërhyri të më mbronte mua”- U godit me thikë nga Sokrat Vata, miku i turistit portugez rrëfen krimin: Ja si nis

Dalin në dritë detaje të reja nga dinamika, rrethanat dhe shkaqet e krimit të rëndë në Ksamil, ku u vra pas sherrit në lokalin “Princepote” turisti portugez nga i dyshuari Sokrat Vata.

Sipas dëshmive, rezulton se turisti portugez Luis Miguel Varela Mendez u vra pasi ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij.

Tourpal Khitaev, shtetas francez, mik i Luis Mendez rrëfen për hetuesit të gjithë dinamikën e krimit të rëndë dhe shpjegon se përplasja nisi për shkak të zhurmës që bënte një i dehur.

Sipas tij, Luisi ndërhyri për ta ndihmuar, por u godit me thikë për vdekje.

“Pasi festuam te klub “Principote” dolëm dhe po qëndronim ne shezllonet e plazhit. Isha me shokun tim Ibraim Leimoeiv dhe po bisedonim. Pranë nesh ishin tre persona me ngjyrë të cilët na thanë: zihuni si burra. Por unë iu thashë se nuk po zihemi, shikoni punën tuaj, ne po bëjmë shaka. Aty pranë ishte dhe një djalë tjetër, i cili ishte i dehur dhe po bërtiste”, thotë ai.

Turisti shpjegon se në këtë moment dolën dy persona punonjës të lokalit dhe iu kërkuan të mos bërtisnin.

“Njëri prej tyre më tërheq nga krahu. Ai kishte thikën në dorë dhe më goditi në këmbë. Më pas iu bërtiti të gjithëve të mos bënin zhurmë. I them që nuk jam unë personi që bërtisja dhe ishin të tjerë, por ky person më ofendoi nga nëna. Unë i them që pse e zë nënën time në gojë, unë nuk zura në gojë nënën tënde. Në këtë moment ai më kapi për fyti dhe më goditi me kokë në fytyrë dhe unë ju përgjigja duke e goditur. Unë pas kam rënë në shezllong dhe ai po vazhdonte të më godiste”, shprehet ai.

Shoku i Luis Mendez shpjegon se u afruan edhe persona të tjerë dhe po godisnin shokët e tij, informon “BW”.

“Luisi Migueli u fut për të ndaluar ata që më godisnin dhe më pas unë kam parë atë që shoku im që u vra”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.