🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,698 ▼0.76%
DOW 52,768 ▼0.17%
NASDAQ 26,331 ▼1.39%
NAFTA 99.10 ▲2.01%
ARI 4,073 ▼1.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,808 ▼ -2.3% ETH $2,411 ▼ -2.39% XRP $1.3279 ▼ -2.08% SOL $105.1500 ▼ -1.31%
S&P 500 7,698 ▼0.76 % DOW 52,768 ▼0.17 % NASDAQ 26,331 ▼1.39 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,073 ▼1.86 % S&P 500 7,698 ▼0.76 % DOW 52,768 ▼0.17 % NASDAQ 26,331 ▼1.39 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,073 ▼1.86 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

Nga YLLI MANJANI

Ata që hedhin lëndë djegëse të kombinuar me mjete piroteknike janë të paguar, të gënjyer ose të çmendur. Në të gjitha rastet pra, janë ligjërisht pak ose aspak përgjegjës.

Përgjegjësia ligjore bie direkt mbi grupimin politik që i thërret, nxit drejton në akte dhune kundër rendit publik.
Qëllimi i dhunës piroteknike dhe goditja e policisë është politik. Nuk ka asnjë lidhje me reagimet civile (jo partiake) të njerëzve për politika apo veprime të qeverisë.
Me pak fjalë deputetët e PD që thirrën, nxitën dhe drejtuan aktet e dhunës janë penalisht përgjegjës. Për më tepër, ata u panë qartë që ishin në kundërshtim të hapur të punonjësve të policisë dhe, siç është sot në fuqi Kodi Penal, mbajnë përgjegjësi ekstra për këtë.
Sa i takon imunitetit të deputetit, ai nuk të mbron nga “marinimi” me peperspry, as nga gazi lotsjellës, as nga uji me presion që përdoret kundër turmave të dhunshme. Imuniteti nuk të mbron as nga shkopi i gomës. Në asnjë rrethanë kur kryen veprime të dhunshme flagrante, imuniteti nuk të mbron. Madje në flagrancë arrestohesh që çke me të!
Kështu që, ata hallexhinjtë që hedhin shishe me benzinë e fishekzjarre nuk kanë asnjë faj. Të paktën krahasuar me çfarë bëjnë nxitësit politikë të tyre.
Janë deputetët ata që mbajnë përgjegjësi penale për nxitjen dhe drejtimin e akteve të dhunës kundër rendit publik.
Unë nuk jam për arrestime, por përgjegjësia penale duhet ushtruar dhe mbajtur.
Nuk po i hyj këtu motiveve politike që nxisin dhunë ndaj rendit publik, se ato i gjykon më shumë sesa kushdo tjetër vota.
Dhe nuk është hiç votë e vjedhur vota kundër dhunës, me thënë të drejtën!
Dhuna nuk sjell vota, por i largon ato. Edhe në Gjermani kështu është….
****
Meqë ra fjala te Gjermania, nuk ma kishte marrë mendja që degjenerimi politik të arrijë në këtë pikë që të djegësh vendin tënd për disa fotografi, që të ngjash si gjerman

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.