☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,494 ▼0.74%
DOW 52,104 ▼0.54%
NASDAQ 24,952 ▼1.19%
NAFTA 86.65 ▼0.23%
ARI 4,030 ▼2.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $72,996 ▼ -2.58% ETH $2,023 ▼ -4.99% XRP $1.0461 ▼ -4.71% SOL $82.1800 ▼ -5.48%
S&P 500 7,494 ▼0.74 % DOW 52,104 ▼0.54 % NASDAQ 24,952 ▼1.19 % NAFTA 86.65 ▼0.23 % ARI 4,030 ▼2.06 % S&P 500 7,494 ▼0.74 % DOW 52,104 ▼0.54 % NASDAQ 24,952 ▼1.19 % NAFTA 86.65 ▼0.23 % ARI 4,030 ▼2.06 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

KANADA – Carney: Do t’u përgjigjemi dollar për dollar tarifave amerikane

OTAVA, 22 gusht /ATSH-DPA-AFP/ – Kryeministri kanadez, Mark Carney deklaroi se do t’u përgjigjej tarifave të reja amerikane dollar për dollar, pasi bisedimet tregtare midis dy vendeve u ndërprenë dje në mbrëmje.

Afati i caktuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump për arritjen e një marrëveshjeje kaloi pa një marrëveshje, që do të thotë se tarifat 50% për mallrat kanadeze me vlerë rreth 28 miliardë dollarë hynë sot në fuqi.

“Kam vendosur të pezulloj negociatat tregtare me SHBA-në dhe i kam udhëzuar negociatorët e Kanadasë të kthehen në Otawv”, tha Carney në një deklaratë të publikuar pak para se të skadonte afati.

“Ata kanë punuar shumë, me mirëbesim, për të mbrojtur interesat e kanadezëve gjatë gjithë këtyre negociatave deri në minutën e fundit. Megjithatë, ndryshimet e minutës së fundit në kushtet e propozuara nga SHBA-ja ishin të padrejta, joekonomike dhe vunë në pikëpyetje besueshmërinë e çdo marrëveshjeje”, shtoi ai.

”Kanadaja do të përputhet me tarifat amerikane dollar për dollar”, tha Carney, duke u zotuar të mbështesë punëtorët dhe bizneset e prekura nga përçarja.

Kanadaja nuk ra dakord për të finalizuar marrëveshjen që po negociohet me fqinjin e saj jugor për të shmangur zbatimin e tarifave të reja të SHBA-së, tha përfaqësuesi i Tregtisë i Shtëpisë së Bardhë, Jamieson Greer.

”Kanadaja nuk ra dakord për të finalizuar marrëveshjen”, tha ai.

Diskutimet kishin për qëllim parandalimin e zbatimit, duke filluar nga sot në orën 00:01 (04:01 GMT), të tarifave shtesë prej 50% për më shumë se 20 miliardë dollarë produkte kanadeze të importuara në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë gamë futeshin edhe çimentoja, shkopinjtë e hokejit dhe vera kanadeze./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.