☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 82.59 ▼1.2%
ARI 4,128 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,973 ▼ -0.04% ETH $1,890 ▼ -0.73% XRP $1.0785 ▼ -0.02% SOL $73.7300 ▲ +0.34%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 82.59 ▼1.2 % ARI 4,128 ▼0.79 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 82.59 ▼1.2 % ARI 4,128 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Kronika

Çelet edicioni i 16-të i “PranverArt”, artistët kërkojnë më shumë mbështetje

https://omg10.com/4/11463930

Ekspozita e përvitshme “PranverArt” ka çelur edicionin e saj të 16-të në ambientet e Galeria e Artit Tiranë, duke mbledhur një numër të madh artistësh nga

Ekspozita e përvitshme “PranverArt” ka çelur edicionin e saj të 16-të në ambientet e Galeria e Artit Tiranë, duke mbledhur një numër të madh artistësh nga fusha të ndryshme të artit pamor.

Piktura, skulptura dhe qeramika janë disa nga mediumet përmes të cilave artistët prezantojnë krijimtarinë e tyre, duke sjellë një panoramë të larmishme artistike.

Në këtë edicion, nën organizimin e piktorit Lazar Taçi dhe skulptorit Maksim Bushi, vihet re një rritje e numrit të pjesëmarrësve.

Skulptori Maksim Bushi vuri në dukje sfidat me të cilat përballen artistët, përfshirë mungesën e mbështetjes institucionale.

“Uroj të gjithë artistët që na kanë sjellë prurjet e tyre artistike, durimin që ata kanë pasur edhe pse shteti gati na ka braktisur, ne jemi aq të zotët sa ta organizojmë edhe vet duke gjetur dhe vet hapësirat”, thekson Maksim Bushi, Skulptor.

Nga ana tjetër, studiuesi i artit Agim Janina theksoi mungesën e kritikës artistike në vend, duke e cilësuar atë si një pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të artit.

“Mungesa e kritikës për të mos folur është një andikap i madh që ne po jetojmë. Do të thoja se artistët janë të lumtur për arsye se kanë një dhunti që i jep atyre pavdekësi. Këta artistë që janë mbledhur këtu kanë një gjeografi jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë vendit. Kjo hapësirë kulturore i jep hapësirë për të krijuar veprat e tyre dhe shohim një ndeshje artistike mes rrymave dhe kulturave të ndryshme. Artistët kanë nevojë për fjalën e tyre, kanë nevojë të ekspozohen dhe kanë nevojë të bëhet një debat artistik që mungon”, shprehet Janina.

“PranverArt”, i themeluar në vitin 2010 si një grupim artistësh të lirë, është kthyer në një traditë të rëndësishme të jetës kulturore në kryeqytet. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 28 Prill.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.