☁️
Tiranë 15°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,646 ▼1.44%
DOW 52,775 ▼0.15%
NASDAQ 25,946 ▼2.83%
NAFTA 99.44 ▲2.36%
ARI 4,048 ▼2.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,390 ▼ -3.44% ETH $2,383 ▼ -4.27% XRP $1.3072 ▼ -5.52% SOL $103.4300 ▼ -4.13%
S&P 500 7,646 ▼1.44 % DOW 52,775 ▼0.15 % NASDAQ 25,946 ▼2.83 % NAFTA 99.44 ▲2.36 % ARI 4,048 ▼2.46 % S&P 500 7,646 ▼1.44 % DOW 52,775 ▼0.15 % NASDAQ 25,946 ▼2.83 % NAFTA 99.44 ▲2.36 % ARI 4,048 ▼2.46 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Do të rrimë në shesh derisa Rama të largohet” – Protestuesit distancohen nga provokatorët dhe partitë politike

Patroinazhistet te largohen nga sheshi

TIRANË – Në fund të protestës së sotme, që organizatorët e cilësuan si më të madhën e zhvilluar deri tani kundër projektit në Zvërnec dhe kundër qeverisë, u lexua një deklaratë e fortë para mijëra qytetarëve të mbledhur në qendër të kryeqytetit.

Folësit deklaruan se protesta do të vazhdojë pa ndërprerje dhe se pjesëmarrësit janë të vendosur të qëndrojnë në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Do të rrimë në shesh derisa Rama të qerrohet”, ishte mesazhi që u përsërit disa herë nga podiumi dhe që u shoqërua me brohoritje nga turma.

Organizatorët u bënë thirrje protestuesve të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë karakterin paqësor të lëvizjes.

“Lërini provokacionet. Nuk kemi punë me policinë. Jo dhunës!”, deklaruan ata, duke theksuar se protesta është qytetare dhe se çdo përpjekje për ta kthyer atë në përplasje me forcat e rendit bie ndesh me qëllimet e saj.

Gjatë fjalimeve u artikulua edhe një distancim i qartë nga individë që, sipas organizatorëve, përpiqen të paraqiten si zëdhënës të protestës në media.

“Ata si Altin Goxhaj, që Edi Rama i ka futur nëpër studio televizive, nuk janë pjesë e jona”, u tha nga podiumi, ndërsa folësit shtuan se protesta nuk përfaqësohet nga analistë, opinionistë apo individë të veçantë, por nga qytetarët që ndodhen në shesh.

Një tjetër mesazh i fortë ishte refuzimi i përfshirjes së partive politike në lëvizje. Organizatorët deklaruan se protesta nuk mban asnjë ngjyrë politike dhe nuk identifikohet me asnjë forcë partiake.

“Asnjë sigël partie nuk na përket ne”, u tha para turmës, e cila reagoi me duartrokitje dhe thirrje mbështetëse.

Në të gjithë sheshin dominonin flamujt kombëtarë, ndërsa mungonin flamujt dhe simbolet e partive politike. Sipas organizatorëve, kjo është prova se protesta po zhvillohet si një reagim qytetar dhe jo si një aktivitet i organizuar nga forca të caktuara politike.

Ndërsa mbrëmja avanconte, protestuesit ritheksuan vendosmërinë për të vijuar mobilizimin në ditët në vazhdim. Mes brohoritjeve dhe thirrjeve kundër qeverisë, një fjali u kthye në sloganin kryesor të protestës:

“Do të rrimë në shesh derisa Rama të qerrohet!”

Një mesazh që, sipas organizatorëve, shpreh vendosmërinë e protestuesve për të mos u tërhequr deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.