🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.85 ▼0.67%
ARI 4,189 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,016 ▲ +2% ETH $2,463 ▲ +4.93% XRP $1.3335 ▲ +2.74% SOL $105.5700 ▲ +3.81%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.85 ▼0.67 % ARI 4,189 ▲0.45 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.85 ▼0.67 % ARI 4,189 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kronika

Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Koçiu ka marrë shembull Turqinë si një vend me cilësi të shërbimit dhe industrisë së turizmit.

Ajo thekson se lidhur me ndërtimin në Zvërnec po kërkohet që Shqipëria ta braktisë këtë garë për zhvillim. Sipas saj zhvillimi i qëndrueshëm nuk është një akt abuzimi me territorin, as mungesë standardesh apo shkatërrim i ekosistemit.

Sa i përket projektit, Koçiu shton se do të krijojë vende pune, do të rrisë ekonominë, do të përmirësojë standardet e turizmit dhe do të stimulojë investime të tjera zinxhir në të gjithë vendin.

“Shpesh vizitojmë vendet fqinje dhe habitemi me cilësinë e shërbimit, fuqinë e industrisë së turizmit dhe transformimin ekonomik të tyre përmes turizmit. Turqia është njëri prej këtyre shembujve më domethënës. Ky model është sot i pranishëm në çdo vend të Mesdheut: në Mal të Zi, Kroaci apo Greqi, e në çdo vend tjetër që e ka turizmin motorin e zhvillimit ekonomik.

Disa, brenda e jashtë kufijve, kërkojnë që Shqipëria ta braktisë këtë garë pikërisht në momentin kur kemi mundësinë reale të konkurrojmë denjësisht dhe, pse jo, ta fitojmë atë.

Është një paradoks i trishtueshëm që vazhdimisht kërkojmë standarde në turizëm dhe përfitime ekonomike prej tij, por njëkohësisht mbajmë fort një mentalitet që e sheh investimin e huaj si pushtim.

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është një akt abuzimi me territorin, as mungesë standardesh apo shkatërrim i ekosistemit, siç rëndom tentohet të paraqitet në debatin tonë publik, e siç fatkeqësisht ka ndodhur gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Përkundrazi, zhvillimi i vërtetë është aftësia për të harmonizuar natyrën me infrastrukturën moderne, për të gjeneruar mirëqenie pa kompromentuar të ardhmen. Është aftësia për të transformuar potencialin e fjetur në motorë të fuqishëm ekonomikë që i shërbejnë çdo shqiptari.

Investimi prej 4 miliardë € në Zvërnec nuk është një projekt i mbyllur apo i izoluar, por një mundësi që do të krijojë vende pune, do të rrisë ekonominë, do të përmirësojë standardet e turizmit dhe do të stimulojë investime të tjera zinxhir në të gjithë vendin. Ky është efekti shumëfishues për të cilin Shqipëria ka nevojë, në mënyrë që të dalë nga cikli i turizmit kaotik, pa strategji dhe pa plan.

Ndaj, kjo nuk është gara e një qeverie, as e një partie apo e një grupi investitorësh. Kjo është gara e Shqipërisë drejt kurorëzimit si kampione e padiskutueshme e turizmit në Mesdhe. Mbi të gjitha, kjo është një garë për të ardhmen e fëmijëve dhe brezave që do të vijnë”, shkruan ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.