☁️
Tiranë 13°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,496 ▼1.46%
DOW 46,011 ▼0.9%
NASDAQ 21,490 ▼2.01%
NAFTA 94.21 ▲4.31%
ARI 4,391 ▼3.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,474 ▼ -3.32% ETH $2,046 ▼ -5.3% XRP $1.3470 ▼ -4.64% SOL $86.0100 ▼ -6.21%
S&P 500 6,496 ▼1.46 % DOW 46,011 ▼0.9 % NASDAQ 21,490 ▼2.01 % NAFTA 94.21 ▲4.31 % ARI 4,391 ▼3.54 % S&P 500 6,496 ▼1.46 % DOW 46,011 ▼0.9 % NASDAQ 21,490 ▼2.01 % NAFTA 94.21 ▲4.31 % ARI 4,391 ▼3.54 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

Dy ditë më parë, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, u legjitimua nga GJKKO si avokat i Erjon Veliajt. Zoti Indresa dhe zoti Veliaj kanë deklaruar se prokuroria nuk i ka dorëzuar aktet sipas procedurës.

Në lidhje të drejtpërdrejtë me “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, mbrojtësi ligjor i Erjon Veliajt, u shpreh se “janë dorëzuar dosjet në institucionin e paraburgimit, por nuk janë dorëzuar në mënyrë të inventarizuar, pra të përcaktuara se çfarë përmban secila dosje dhe a është përmbajtja e dosjes në përputhje me inventarin që pretendohet se janë në fillim të çdo dosje”.

“Në çdo rast, ne nuk na e ka dhënë njeri akoma. Unë kam qenë edhe vetë prezent, kam kërkuar nga drejtuesit e institucionit të paraburgimit vënien në dispozicion nëpërmjet një procesverbali apo inventari, por nuk kanë pranuar të na i japin me inventar dhe me procesverbal. Thjesht më pranonin faktin që mund t’i dorëzonin fizikisht. Nuk është e vërtetë që klienti im ka refuzuar t’i marrë aktet. Ka refuzuar mënyrën e dhënies. Pra, nuk mund të merrte klienti pa u njoftuar, pa e ditur fare se për çfarë bëhej fjalë, pa pasur një vendim gjyqësor të marrë për këtë çështje, të cilin unë e kam kërkuar zyrtarisht dje, sepse as unë nuk e kam vendimin gjyqësor zyrtarisht dhe nuk mund të merreshin pa inventarizim dhe prezencën e një asistence juridike sepse nuk po dorëzohen dokumente që janë të parëndësishme, por po dorëzohen dokumente që janë aq të rëndësishme sa varet karriera dhe liria personale e Erion Veliajt”, tha Ndreca.

“Në këtë kuptim, secila prej akteve ka një rëndësi të posaçme për t’u vlerësuar drejt, për t’u lexuar, për t’u analizuar dhe për t’u lidhur me gjithë faktet e tjera që pretendohet që janë në dosje gjyqësore. Pra, që të realizosh një mbrojtje efektive dhe efiçente dhe sipas standardeve të Strasburgut duhet të kesh gjithë kohën në dispozicion, të lexosh mjaftueshëm dhe të analizosh mjaftueshëm dosjen, në mënyrë që të realizosh edhe strategjinë tënde të mbrojtjes. Do të ndërmarrim hapa të tjerë ligjorë për të garantuar njohjen me aktet sepse pa njohje me aktet praktikisht nuk ka gjyq. Nuk e di se si mund të realizohet një gjyq pa u njohur të dy palët, pa u garantuar njohja nga gjykata apo nga prokuroria me të gjitha aktet. Nuk e di se si mund të bëhet një gjyq pa avokat dhe pa të pandehur”, shtoi Ndreca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.