Kronika

‘CEZ-DIA’, Prifti dëshmon në prokurori: Dhashë fakte se pas Kastriot Ismailajt fshihet Meta

Ish-ministri i Energjetikës, njëkohësisht ish-deputet i LSI, Dritan Prifti ka dëshmuar ditën e sotme në prokurori lidhur me skandalin e bërë publik së fundmi lidhur me kompanitë ‘CEZ dhe DIA’.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Prifti tha se kishte shkuar të dëshmonte me dëshirën dhe vullnetin e tij të lirë, pasi ishte vënë në dijeni se prokuroria kishte hapur një hetim lidhur me këtë çështje.

“Pjesa e dëshmisë është pjesë e sekretit, po kam dhënë prova dhe fakte që zoti Meta është plotësisht pas Kastriot Ismailaj në këtë aferë korruptive”, tha Prifti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button