Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲0.61%
ARI 5,014 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,862 ▲ +3.37% ETH $2,267 ▲ +7.41% XRP $1.4823 ▲ +5.11% SOL $93.6200 ▲ +5.95%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲0.61 % ARI 5,014 ▼0.95 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲0.61 % ARI 5,014 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Bota

Çfarë ka mbetur nga Palmira

Foto të reja janë publikuar në mediat ndërkombëtare nga parku arkeologjik i Palmirës, disa orë pasi trupat siriane larguan prej andej militantët e Shtetit Islamik.

Fotot tregojnë zgjerimin e shkatërrimit të shkaktuar nga grupi terrorist gjatë pushtimit 10-mujor të kompleksit, që është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Ndërsa disa nga monumentet më të rëndësishme janë shkatërruar, shumica e rrënojave të qytetit të lashtë duken të paprekura.

Një zyrtar lokal deklaroi se, autoritetet prisnin “edhe më keq”, “por terreni në përgjithësi është në gjendje të mirë”.

Presidenti sirian Bashar al Assad përshëndeti rimarrjen e Palmirës nga ISIS, duke e cilësuar “një arritje të madhe në luftën kundër terrorizmit”.

Burime ushtarake deklaruan se, ushtria siriane ka tashmë “kontroll të plotë” pas ditë të tëra luftimesh të mbështetura nga sulmet ajrore ruse. Edhe presidenti rus Vladimir Putin uroi Assad për këtë fitore, bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit.

Palmira ndodhet në një zonë me rëndësi strategjike, në rrugën mes kryeqytetit Damask dhe qytetit lindor të kontestuar Deir al Zour.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.