☁️
Tiranë 12°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 97.52 ▲4.3%
ARI 5,017 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,352 ▲ +0.76% ETH $2,332 ▲ +2.98% XRP $1.5360 ▲ +3.47% SOL $94.4900 ▲ +0.68%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 97.52 ▲4.3 % ARI 5,017 ▲0.29 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 97.52 ▲4.3 % ARI 5,017 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Sporti

Champions, Guardiola: Eliminimi nga Reali? Nuk është dështim

Mos e quani dështim. Manchester City mund të eliminohet nga Liga e Kampionëve nesër në mbrëmje kundër Real Madridit nëse nuk arrin të përmbysë humbjen 3-0 të javës së kaluar në Bernabeu. Edhe nëse aventura evropiane e “qytetarëve” përfundon në raundin e 16-të, Pep Guardiola nuk dëshiron të dëgjojë për dështim.

“Gjëja e rëndësishme është që të mos mendoni se keni dështuar”, tha trajneri konferencës së tij për shtyp prag të ndeshjes kundër Real Madridit. “Asnjë nga ekipet e mëdha në histori, jo vetëm në futboll, nuk ka fituar gjithmonë. Në sport, humbet më shumë sesa fiton.”

Pep ka përsëritur vazhdimisht se City i tij do të bëjë gjithçka për të ngjitur “Everestin” Real Madrid, se një rikthim sensacional varet nga aftësia e tyre për të shënuar katër gola kundër ekipit të Arbeloas, por edhe nga mospësimi i asnjërit.

Megjithatë, kur u pyet nëse një eliminim i menjëhershëm nga Liga e Kampionëve do të ishte një dështim, Guardiola tha: “Është e rëndësishme të mos mendosh se ke dështuar. Dhe ajo që mendon varet nga përpjekja që ke bërë, sa shumë je përpjekur. Në sport, është normale që të tjerët të jenë më të mirë se ti: thjesht duhet ta pranosh me qëllimin për t’u përmirësuar dhe për të provuar përsëri vitin tjetër.

Ajo që ka rëndësi është se si ndihesh, sa përpjekje ke bërë. Ajo që ka rëndësi është përpjekja, përkushtimi, dashuria për sportin dhe punën tënde, respekti për njerëzit e tu. Nuk ka ekip në botë që fiton gjithmonë, nuk ka karriera perfekte. Në sport në përgjithësi, dhe në futboll në veçanti, mund të ndihesh mirë, të jesh i bindur se ke bërë gjithçka që është dashur dhe prapë të lihesh jashtë. Na ka ndodhur shumë herë me këtë ekip, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. A ishim një dështim?”

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.