☁️
Tiranë 7°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.86 ▼1.14%
ARI 4,125 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,757 ▼ -0.04% ETH $2,121 ▼ -0.77% XRP $1.0924 ▼ -1.08% SOL $85.9800 ▼ -1.55%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.86 ▼1.14 % ARI 4,125 ▲0.25 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.86 ▼1.14 % ARI 4,125 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, sjelljen e drejtësisë 18 vite pas tragjedisë së Gërdecit, u shpreh se ai ishte një krim shtetëror që ka një përgjegjësi të madhe dhe politike, por deri më sot janë përballur me drejtësinë ata që zbatuan urdhërat, jo ata që i dhanë.   “Gërdeci është krim shtetëror i ndërtuar mbi korrupsionin dhe jetët e njerëzve, Duke e ditur që nuk mund ta bësh këtë aktivitet afër një qendre banimi, por e bënë aty se fitojmë më shumë ngaqë kemi autostradën afër, se e ke krahun e punës të lirë dhe ke marrë kalamajtë në punë, për të vjedhur më shumë. Një projekt i madh sepse ne armatimin vazhdojmë ta kemi të madh dhe në rrezik në shumë zona ku është depozituar.

Kompanitë e mëdha amerikane që angazhoheshin e shndërronin në aktivitet të madh me fitime të mëdha mbi jetët e njerëzve dhe askush nuk mban përgjegjësi nga kryeministri, ministri i linjës dhe askush tjetër që ishte përgjegjës. Ishte edhe baxhanaku i kryeministrit aty. Ishte një ndërmarrje aq fitimprurëse saqë njerëzit harronin se çfarë po ndodhte aty, me barutin e lëshuar sheshit nga babëzia dhe solli atë tragjedi aq të madhe me 26 të vdekur.

Ky është një krim shtetëror, që ka përgjegjësi politike dhe penale. Përgjegjësi penale u la goja në 2013 me një proces ku u dënuan njerëz që kishin zbatuar urdhërat dhe jo ata që i kishin dhënë. Dhe sot jemi në një proces për ata që i kanë dhënë urdhërat dhe jo ata që i kanë zbatuar, ata që e kanë patur në dorë ta evitonin tragjedinë, duke patur pushtetin në dorë. Nëse do të kishim një sistem të pavarur të drejtësisë që atëherë, procesi do të kishte marrë nga kryeministri deri te përgjegjësi më i ulët”, tha Abilekaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.