☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,839 ▼ -2.78% ETH $2,184 ▼ -2.79% XRP $1.3249 ▼ -1.73% SOL $81.5900 ▼ -3.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
roze

Çmimet “Oscar”, thirrje për bojkot

Mes thirrjeve në rritje për bojkotimin e çmimeve të Akademise Amerikane të Filmit, Spike Lee dhe Jada Pinkett Smith njoftuan të hënën se nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e sivjetshme.

Për të dytin vit rresht, mes të nominuarve nuk ka aktorë me ngjyrë, arsye e mjaftueshme kjo për të ngjallur irritim. Debatit që po shkakton mungesa e diversitetit në katër kategoritë e aktrimit të çmimeve më të rëndësishme të kinematografise, i është bashkuar së fundi edhe George Clooney, dy herë fitues i  statuetës së artë.

“Akademia -tha ai- po lëviz në drejtimin e gabuar. Ne duhet ta bëjmë më të mirë këtë garë. Ne kemi qenë më të mirë”, ishte komenti i aktorit të famshëm e tepër popullor.

Lupita Nyong’o, fituese e çmimit “Oscar” për rol dytësor në filmin “12 vjet skllas”, shkroi në Instagram se rreshtohet në krah të atyre që kërkojnë ndryshimin dhe se çmimet duhet të jenë “një reflektim ndryshe i më të mirës që arti ynë ka sot për të ofruar”.

Regjisori Spike Lee nuk ka shumë që mori një “Oscar” honorifik, e sërish ka zgjedhur ta bojkotojë ceremoninë me argumentin se nuk do t’i ofrojë mbështetjen e tij “zambakëve të bardhë” të “Oscarëve”.

Jada Pinkett Smith ka refuzuar dhe ajo të marrë pjesë në mbrëmjen e madhe të filmit pikërisht për shkak të nominimeve jashtë të cilave mbeti edhe bashkëshorti i saj, Will Smith, dhe përmes një video-mesazh në Facebook tha se njerëzit me ngjyrë duhet t’i shpërfillin çmimet e këtij viti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.