Ekonomia

CNN/ Shqipëria, një vend mysliman që dashuron Amerikën

“Në një kohë kur lajmet kryesore janë sulmi terrorist islamik tek fëmijët e krishterë dhe nënat e tyre në Lahore të Pakistanit; kur kandidatët presidencialë amerikanë kërkojnë ndalimin e myslimanëve në SHBA; kur terroristët e ISIS kanë vrarë dhjetëra persona në Bruksel; kur mundësia për një bashkëjetesë paqësore ndonjëherë duket e largët, ka një vend që na kthen besimin në të ardhmen: Mirësevjen në Shqipëri.”

Kështu e ka nisur shkrimin e saj për CNN opinionistja Frida Ghitis. Ajo e cileson Shqiperine një vend i vogël mysliman në Ballkan, një rajon i trazuar politikisht, por me nje model per bashkëjetesën fetare. Madje, është vendi më proamerikan në Tokë.

“Por si ndodh kjo?”, shtron pyetjen Frida Ghitis, përgjigja e së cilës thotë ajo, duhet të jetë një mësim për amerikanët dhe gjithë botën.

Opinionistja ka pyetur në rrugët e Tiranës njerëzit se sa e njohin Amerikën dhe të gjithë kanë dhënë reagime admirimi, respekti dhe mirënjohje. Pothuajse njësoj ishte përgjigja edhe për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku sapo dëgjonin emrin “Trump” buzëqeshnin apo nënqeshnin. Shumë pak prej shqiptarëve njihnin Ted Cruz, por duken entuziast për një fitore të Hillary Clinton, vëren Ghitis.

“Kur vinte puna te Trump, reagimi ishte një miksim mosbesimi dhe hezitimi”. E pyetur për propozimin e Trump që myslimanët të mos hyjnë në Amerikë, Adelina Bego, doktoreshë, thotë: “Ne në Shqipëri jetojmë të gjithë bashkë, pa dallim feje. Ne e kemi parë Amerikën simbol të demokracisë, si njësi matëse për Shqipërinë. Propozimi i Trump mund të shkatërrojë këtë simbol”.

Politika e jashtme amerikane, që shumë shpesh ka vuajtur nga konflikti mes idealeve dhe praktikës, në këtë vend ka gjetur idealizmin dhe veprimin. Shqiptarët u dashuruan me SHBA-në që në 1919, kur Woodrow Wilson mbështeti Shqipërinë, duke i dhënë fund planeve të fqinjve, Itali, Greqi dhe Serbi, që ta copëtojnë. Kjo është dhe arsyeja që sot në Shqipëri ka një statujë të Wilson në sheshin “Wilson”.

Frida thekson më tej se dashuria e shqiptarëve për Amerikën u rrit më tepër në 1999, kur presidenti Clinton i dha dritën jeshile operacioneve të NATO-s në Kosovë.

Megjithatë, opinionistja e CNN vëren se lidhjet e ngushta mes Tiranës dhe Uashingtonit nuk e kanë penguar SHBA-në të flasë ndershmërisht për problemet që shqetësojnë vendin, duke përfshirë edhe korrupsionin. “Vazhdimësisë së sjelljes së Amerikës, që vë veprat pas fjalëve, i ka dhënë asaj një farë autoriteti moral në popull”, thotë Frida.

“Ju mund të mendoni se vendi me shumicë myslimane është një kandidat jo potencial për t’u bërë një nxitëse e mirë, por Shqipëria është i vetmi vend që mund të krahasohet me SHBA. Rreth 2/3 e popullsisë apo më shumë është myslimane, por bashkëjetesa, toleranca dhe patriotizmi, janë më të theksuara se sa feja”, vijon shkrimi në CNN.

“Në kohën e fushatës presidenciale, ku retorika shumë shpejt flet për frikën dhe duke parë brenda, ky është një mësim që duhet mbajtur mend”, përfundon shkrimi në CNN.

Related Articles

Nje koment

  1. po tani shqiptaret ane bere besimtare ;;;;;, , ? POR ATO QE E NJOHIN PAK HISTORINE DHE KANE PAKE SHKOLLE E DINE SE ALBANIA ESHTE CRISTIANIZUAR QE NE SHEKULLIN E 1 … DHE NJE FILLOZOF I MASH SI NAIM FRASHERI E KA NJE TE THENE SHUME TE BUKUR ///// FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA … KJO ESHTE THENJA ME E BUKUR NGA NJE SHQIPTAR I VERTETE …. NDERSA NE FRANCE KANE NJE PROVERB …QE THOTE …. JE CROIS QUAND JE LE VOIS ///QE DO TE THOTE I BESOJ GJERAT ….KUR TI SHIKOJE VETE ME SYTE E MIJ …… MERCI …. DHE DICKA DUHESHA TE THEM PER DASHURINE E SHQIPTAREVE NDAJ AMERIKES …… EUROPA NA KA BRAKTISUR ME KOHE … DHE NE FRANCE …VETEM NEGATIVE FLASIN PER NE …. EDHE HISTORINE TONE E TRILLOJNE … VETEM ITALIANET NA MBROJNE PAK … SHPESH LEXOJE GJERA NE ITALISH QE NE FRANCE KURRE NUK I SHKRUAJNE …MERCI …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button