Cole Palmer, hera e parë si kapiteni i Chelsea: E kam pritur këtë moment për një kohë të gjatë
Në triumfin e Chelseat në të gjitha frontet, pasi shkatërroi Port Vale në çerekfinale të FA Cup, ishte momenti i shumëpritur për të parë Cole Palmer me shiritin e kapitenit për herë të parë. Me Reece James jashtë për shkak të një dëmtimi dhe zëvendëskapitenin Enzo Fernandez të pezulluar përkohësisht (2 ndeshje) nga klubi londinez për “flirtim” me Real Madridin, mesfushori sulmues udhëhoqi “Blutë” drejt gjysmëfinales së “Ëembley”-t me një performancë me shtatë gola në “Stamford Bridge”.
Rezultati ka sjellë pak qetësi në atmosferë pas katër humbjeve radhazi, me thashetheme që rrethojnë Fernandez dhe Cucurella. Por për anglezin 23-vjeçar, ishte një ditë e veçantë: “E kam pritur këtë moment për një kohë të gjatë”, tha Palmer për vendimin e trajnerit Liam Rosenior për ta emëruar atë kapiten për atë ditë.
“Ishte një moment krenarie. E shijova veten dhe ishte një pasdite e mrekullueshme. Duhej të fitonim. Vinim pas katër ndeshjesh të vështira, dhe arritja në gjysmëfinale në Ëembley ishte shumë e rëndësishme”.
The post Cole Palmer, hera e parë si kapiteni i Chelsea: E kam pritur këtë moment për një kohë të gjatë appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.